Manastirliu në parlament: Do vendosim pasaportën e vaksinimit për të hyrë në lokale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu, tha sot në Kuvend se do të vendoset ‘green pass’ për t’u futur në lokale.

‘Do ta vëmë ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha Manastirliu.

Manastirliu tha se në shumë vende europiane qytetarët futen në restorante dhe në bare vetëm nëse kanë Greenpass.