Aksion antikanabis në Lezhë/ Policia ndalon makinën me drogë, trafikantët tentojnë të largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion policor, në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se disa persona janë arrestuar. Mësohet se policia ka sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kanabis brenda një automjeti ku ndodheshin disa persona dhe ka bere ndalimin e tyre.

Blutë e Lezhës kishin informacion për posedimin e lëndës narkotike dhe kishin ngritur postbllok ne superstradën drejt Laçit, në dalje të Lezhës.

Pasi janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivet te cilët qëlluan me arme ne ajër gjate operacionit.

Ata janë ndaluar dhe po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, ndërsa lënda e dyshuar kanabis do te analizohet dhe identifikohet nga marrja ne pyetje e personave qe ndodheshin ne makine se kujt i përkiste.

Të fundit

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e...

Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga përfundimi i nënstacionit të ri elektrik në Fier. Krahas pamjeve, cilëson se...

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ushtria e vendit do...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

Lajme të tjera

Web TV