Zhdukja e biznesmenit Hoxha, gjendet celulari pranë ‘Shkollës së Bashkuar’

Detaje të reja zbulohen nga zhdukja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Mësohet se është identifikuar një mjet i dyshimtë, që mendohet të jetë përdorur nga rrëmbyesit.

Sipas Report Tv është gjendur pranë Shkollës së Bashkuar celulari i biznesmenit Hoxha.

Nuk dihet si ka përfunduar aty, por edhe në atë zonë janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar çdo lëvizje të dyshimtë.

Kjo nuk është hera e vetme që biznesmeni është “zhdukur”. Familjarët kanë treguar se të paktën dhe dy herë të tjera ka ikur nga dy ditë pa treguar asgjë, por është rikthyer.