6 nëntor 1893, ndahet nga jeta kompozitori i madh rus i erës romantike
Pjotr Iliç Çajkovski u lind më 7 maj 1840 dhe u nda nga jeta më 6 nëntor 1893. Ishte një kompozitor i madh rus i erës romantike si edhe dirigjent dhe pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetura me meloditë popullore kombëtare.
Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuar me meloditë popullore kombëtare.
Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre “Grupi i të pestëve”, por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i “Grupit të fuqishëm”. Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë. Veprat e baletit që mbajnë emrin e tij ndër më të njohurat janë “Liqeni i Mjellmave” (1876), “Bukuroshja e fjetur” (1889) dhe “Arrëthyesi” (1892).
Me baletin ‘Liqeni i Mjelmave’, Çajkovski realizoi reformën rrënjësore të spektaklit baletor, duke këmbëngulur para së gjithash në ndryshimin e rolit të muzikës në balet. Simfonizimi i saj në balet përfaqëson një nga elementët më të rëndësishëm të Çajkovskit në fushën e reformës. Rrugët e kësaj reforme janë analoge me ato të krijimtarisë operistike, ku formave tradicionale iu shtua mendimi i ri, i pasuruar, dramaturgjik.
‘Bukuroshja e Fjetur’ dhe ‘Arrathyesi’konsiderohen shtylla të literaturës muzikore për baletin, por është pa diskutim’Liqeni i Mjelmave’, që mban në partiturat e tij magjinë dramatike të gjeniut të harmonisë dhe të novatorit të orkestrimit muzikor.