Vendimi i Kushtetueses, Voltana Ademi: Do njihemi me arsyetimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër ka shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e Gjykatës. Ajo tha se do të presë arsyetimin nga Kushtetuesja

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka reaguar për vendimin që mori Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ademi, e vetmja demokrate si kryetare bashkie, e mbajti këtë post për shkak të shkarkimit të socialsitit Valdrin Pjetrit nga ligji i Dekriminalizimit. Ajo e quajti dje të paqartë vendimmin e Gjykatës Kushtetuese. Një ditë pasi u zbardh vendimi, ajo thotë se do të presë arsyetimet për të patur një qëndrim më të gjerë, e që do t’i mundësojë asaj ndjekjen e hapave të mëtejshëm.

“Është akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim për arsye proceduriale, të njohjes së legjitimitetit të Kushtetueses, apo jo nëse e ka tagër apo jo. Ajo që presim është që të kemi arsyetimin e plotë. Kjo do të ndihmonte për të kuptuar vendimmarrjen, për të arritur një interpretim për të kuptuar vendimin. Është një çështje me interes të madh publik. Është hera e parë që ndodh dhe kjo është e paprecedentë dhe do të ndihmonte që partitë politike, institucionet, qytetarët, për të ndërtuar mbi gabimet që janë bërë në ato zgjedhje. Çfarë zgjedhje ishin, në vetëdijen tonë e dimë se ato nuk ishin zgjedhje. Kushtetuesja kishte mundësinë që të verifikonte këtë ‘pse’-në”, tha Ademi. Leximit që i ka bërë maxhoranca këtij vendimi, Ademi i jep këtë përgjigje.

“Shprehja përmes luftës së forcës, se kush është më i fortë në një proces politik mendoj se nuk e ndihmon demokracinë në vend. Ndaj iu drejtuam Kushtetueses. Na duhet kohë që të lexojmë këtë vendim. Ne do të vlerësomë çdo deklaratë. Aspekti lidhet me procesin demokrat të zgjedhjeve. Do të duhet të presim arsyetimin.”, pohoi ajo.

Ademi edhe pse nuk është e prerë në këtë qëndrim, lë të hapur mundësinë e një rikandidimi për kryetare bashkie.

“Vendimi i gjykatës nuk ka ndihmuar për qartësinë e institucioneve dhe kur bëhet fjalë për kryetarët apo drejtuesit e bashkive në të gjithë Shqipërinë. Duke mos ndihmuar situata e këtyre bashkive që nuk kanë kryetarë e bën të paqartë vijueshmërinë që do të kenë institucionet që të kenë kryetar të zgjedhur. Këtë duhet ta thonë institucionet, dhe situata është e pazakontë dhe nuk përcaktohet. Nuk do të hyjë më thellë, por nëse do të kemi zgjedhje nesër unë jam e angazhuar për të vijuar dhe për të mbështetur dhe punuar për Bashkinë e Shkodër, në një kontekst tjetër, që mund të jetë edhe familjar, qytetar, në varësi të një situate, pse jo dhe të një konflikti politik. Bashkia Shkodër është një institucion i rëndësishëm dhe angazhimi im nuk do të mungojë”, theksoi Ademi.

Lexo edhe :  Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

PD e përçarë para zgjedhjeve

Partia demokratike, pjesë e të cilës ajo është, ndodhet në krizë dhe përplasjet mes ish kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës, sipas saj nuk duhet të ndikojnë në një betejë politike, qoftë edhe ajo e zgjedhjeve të pjesshme. “Mendoj se nëse populli të vlerëson, meriton që të kandidosh përndryshe s’ja vlen. Gjithçka lidhet me votën e popullit. Është një vendim personal që vlerësohet mbi kushtet dhe mundësitë e mia që aktualisht i kam. Patjetër që do dhe mbështetje politike, përveç mbështetjes nga populli”, tha ajo. Në fund Ademi nuk beson se do të ketë nga opozita dy lista kandidatësh në zgjedhjet e ardhshme. Në cilësinë e kryetares së shoqatës së bashkive, ajo paditi 2 vite e gjysmë më parë në kushtetuese maxhorancën për procesin e 30 qershorit. “Zgjedhjet duhet të ndodhin kur palët marrin pjesë. Duhet të sigurohet klima. Përgjegjësia i takon partive politike ku duhet të sigurojnë që të ketë zgjedhje të drejta. Zgjidhja që mund t’i jepte Kushtetuesja. Ndaj disa pikëpyetjeve mund t’i jepej zgjidhje. Proceset që ndodhin në PD nuk duhet të çojnë te një ndarje. Kur ulemi te populli, et hallet që ndajmë bashkë, janë një zëri, pavarësisht përkatësive politike.”, pohoi ajo.

Hapet gara për rioganizimin e PD, Kryetari zgjidhet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD-së, Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç. Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati, Anita Doçi do të mbikqyrin mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor. Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal. Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.

Të fundit

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV