Derbi Milan-Inter ndez sonte Italinë/ Pioli: Interi favorit, por nuk është vendimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milano do të ndizet sonte nga derbi i Madoninës mes Milanit dhe Intërit, që pavarësisht se është për javën e 12 të Seria A, duket tejet vendimtar. Milan kryesues ka rastin të eliminojë një rival të madh për titullin dhe nuk dëshiron ta humbasë, ndërsa Inter ka në dorë mundësinë për të ngushtuar diferencat dhe për të treguar se mbeten pretendentët kryesor për kampionatin.

Lajmi më i mirë për të dy tifozëritë është se stadiumi do jetë i mbushur në kapacitetin maksimal, 57 mijë vende ose ndryshe 75% e San Siro-s, aq sa ç’lejohet prej pandemisë.

Morali më i lartë është te Milan, që fiton prej 7 ndeshjesh dhe mban vendin e parë, por sonte Pioli do ketë të padisponueshëm Hernandez, portierin Manjë, Castellijo dhe Junior Messias. Te Inter infermieria është bosh, ndërsa në prag të ndeshjes trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi është shprehur ‘se ka parë motivimin e duhur te lojtarët’, ndërsa shton se ‘thelbësorja në këtë ndeshje është fitorja’.

Nga ana tjetër Stefano Pioli e quan Interin ‘një ekip shumë të fortë dhe pretendent për titullin’, ndërsa nënvizon se ‘ky derbi nuk është vendimtar për titullin’. Sa i takon historisë Milan ka më shumë fitore se Inter, por zikaltërit në 7 derbit e fundit kanë fituar 6.

Të fundit

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në një qendër imazherie në Long Island, duke lënë një burrë 61-vjeçar në gjendje kritike. Ngjarja...

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte...

Lajme të tjera

Web TV