“Nuk doja të zemëroja mamin”/ Shqiptari “kapet mat” duke vjedhur në një palestër në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 25-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali pasi tentoi të hynte dhe të vidhte një palestër, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

“Nuk doja të vidhja asgjë, u vonova me miqtë e mi dhe nga frika mos zemëroja mamin, nuk shkova fare në shtëpi”, është shprehur ai.

“I vetmi vend ku mund të flija ishte palestra Travo, por fatkeqësisht mbërritën karabinierët” – vijon më tej i riu.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Rivergaros. Ka qenë alarmi i palestrës që vuri në lëvizje autoritetet.

Në momentin kur mbërritën oficerët e policisë, gjetën të riun i cili po tentonte të largohej nga një prej dritareve të palestrës.

Por i riu nuk mundi t’i shpëtonte policisë të cilët e prangosën. Gjatë kontrollit, të riut shqiptar iu gjet një prej veglave të palestrës.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV