Nuk ka fitues në derbin e Italisë, Milani dhe Interi ndahen në “paqe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit në “San Siro” në kuadër të javës së 12 të Serie A.

“Zikaltërit” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11 me turkun Calhanoglu i cili u tregua i saktë.

Vendasit do të reagonin shpejt dhe do të gjenin golin e barazimit në minutën e 17 nga një goditje standarte e cila ekzekutohet nga Tonali dhe kthehet në gol nga një prekje e De Vrij.

Në minutën e 27 gjyqtari do të akordonte penalltinë e dytë për miqtë e cila këtë herë merret përsipër nga Lautoro Martinez i cili gabon përballë Tatarusanu-t.

Barazimi 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i 45 minutave të para edhe i gjithë ndeshjes. Edhe pse pjesa e dytë vazhdoi të dhuronte spektakël por topi nuk përfundoi më në rrjetë.

Me këtë barazim Milani renditet në vendin e dytë, por me pikë të barabarta me Napolin e vendit të parë, 32. Interi në krahun tjetër vazhdon të mbajë vendin e 3 me 25 pikë.

Të fundit

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

Lajme të tjera

Web TV