“Tapë” në mësim/ Zbulohen SMS-të që drejtori maniak u dërgonte natën dy nxënëseve në Pogradec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja nga mesazhet që Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit u dërgonte dy 14-vjeçareve të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual.

Njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një figurë. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screenshot mesazhit. “I tregova vëllait mesazhin në whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur”, tha 14-vjeçarja.

Siç ka deklaruar nxënësja, drejtori pas disa ditësh në oborrin e shkollës e pyeti me hollësi se me kë jetonte dhe nëse i ishin kthyer prindërit nga Greqia. Ndërkaq e mitura tjetër ka gjetur në ditë të ndryshme në celularin e saj thirrje në whatsapp nga numri i Haxhillarit.

Zakonisht i telefononte në mbrëmje. Vajza kur zgjohej në mëngjes shihte thirrjet. Ai më pas i shkruante se i kishte rënë gabim telefonit. Gjithashtu e mitura ka thënë në polici se ka gjetur disa herë dhe mesazhe të fshira.

Drejtori i ka provokuar edhe në shkollë me gjeste. Të miturat kanë rrëfyer se 59-vjecari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.

Të shqetësuara nga sjellja e tij, vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare dhe e denoncuan në polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra.

Dyshohet se drejtori i shkollës, Adriatik Haxhillari i ka ngacmuar seksualisht të dyja vajzat në të njëjtën kohë. Ngacmimet nisën tre javë më parë. /Abcnews

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV