Basha pas takimit me kongresmenët amerikanë: Kauza jonë, të pastrojmë politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka dhënë detaje për takimin me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan. Basha tha se si prioritet të parë iu renditi zyrtarëve amerikanë domosdoshmërinë rikthimit të vendit në shinat e demokracisë, siç e quan ai.

Kreu i demokratëve tha po ashtu se i gjithë rajoni gjendet në një situatë të tillë për shkak të autokratëve. Basha shtoi gjithashtu, se kauza e PD është të pastorjë politikën, duke vënë theksin te vettingu i politikanëve.

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, rajon dhe prespektivën e bashkëpunimit. Në prioritetin e parë për Shqipërinë rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit. Folëm për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë dhe paqen, po kështu edhe për demokracinë lufta kur kundër korrupsionit por edhe për faktin se i gjithë rajoni po përjeton nj nevojë të ngutshme për rikthimin e demokracisë.

Kjo situatë është produkt i autokratëve të Ballkanit që për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar demokracinë, siç janë zgjedhjet e lira, duke cituar ato të 25 prillit dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë kauzës sonë për të pasur politikanë të pasur.

Shpjegova edhe vettingun e  politikanëve. Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma nuk është çuar para drejtësisë asnjë politika i nivelit të lart apo bos,” tha Basha.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV