“Do digjnin makinat e e Salillarit për 200 mijë euro”, zbardhet dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen të tjera detaje për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë. Në dosjen e hetimit është zbardhur dëshmia e djalit të viktimës.

Ai ka deklaruar se në fillim të tetorit, babai i tij dhe një person tjetër kishin marrë përsipër të digjnin makinat e firmës “Salillari” kundrejt një pagese prej 200 mijë eurosh. Por kjo punë nuk ishte kryer.

Djali ka dhënë informacione të shumta për aktivitetin e të atit si dhe njerëzit me të cilët shoqërohej. Burime bëjnë me dije se aktiviteti i 43-vjeçarit është një nga pistat ku po hetohet.

Në dosje citohet se Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal më 27 tetor për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” për zhdukjen e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha. Rezulton se më 24 tetor është paraqitur shtetasi S.H., i cili ka pretenduar se “kanë humbur kontaktet me babain e tij që më 21 tetor dhe dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe”.

“Më pas është paraqitur shtetasi E.H., i cili ka deklaruar se babai i tij i kishte treguar se “së bashku me shokun e tij Gj. L., kishin marrë përsipër kundrejt pagesës 200 mijë euro të digjnin makinat e shoqërisë ‘Salillari’, të cilat ndodheshin në zonën e Marikaj, në afërsi të Vorës”.

Këtë punë ia kishte gjetur vëllai i shtetasit Gj.L. Ata kishin shkuar më datë 7 tetor në këto ambiente, por nuk kishin mundur ta kryenin. Për këtë ngjarje kishte dijeni dhe shtetasi E.Gj. Ky i fundit është në dijeni të një konflikti që ka pasur shtetasi Ruzhdi Hoxha me një shtetas të cilin e njeh vetëm me emrin Visi.

Nga deklarimet e marra rezulton se Ruzhdi Hoxha më 21 tetor, rreth orës 23:30, pasi ka qenë duke pirë kafe tek një lokal në autostradë, në rrugën dytësore ngjitur me një biznes të njohur, me dy shokët e tij E. B. dhe E.T. Më pas e kanë marrë në telefon dhe ka takuar shtetasi Fredi Rrushi, K.I. dhe A.F., të cilët kanë qenë me automjetin tip “Pasat” me ngjyrë gri.

Lexo edhe :  Nju Jorku kuqezi, shqiptarët marshojnë në paradën e rrugës "Molla e Madhe"

Të tre këta persona janë banues në zonën e Treshit në Tiranë. Pasi e kanë marrë në makinë ne tyre shtetasin Ruzhdi Hoxha janë nisur në drejtim të Treshit. Kur kanë mbërritur tek ky vend, shtetasi K.I. dhe A.F., kanë zbritur nga makina duke u ndalur tek lokali i shtetasit K.I., ndërsa Fredi Rrushi dhe Rruzhdi Hoxha kanë vazhduar duke bërë një xhiro me makinë në këtë lagje. Pasi kanë bërë një xhiro, Fredi Rrushi ka shpjeguar se e ka zbritur nga makina Rruzhdi Hoxhën në afërsi të stacionit të Treshit.

Nga administrimi i tabulateve të Ruzhdi Hoxhës, telefonata e fundit është ajo e datës 21 tetor, ora 23:42 me numrin e telefonit në përdorim të A.S.F. (në deklarime rezulton se Fredi Rrushi i ka kërkuar këtij shtetasi ta marrë në telefon Ruzhdiun).

Nga kqyrja e pamjeve filmike të sjella nga ana e shtetasi E.H., djali i viktimës, pamje të cilat janë të parkimit të ndodhur në hyrje të parkut të liqenit në Tiranë, rezulton se Ruzhdi Hoxha ndodhet në këto ambiente rreth orës 20:53 sipas orës së kamerave. Ai mban të veshur një xhup pa mëngë ngjyrë të errët, një bluzë, e cila nga pamjet duket si ngjyrë gri dhe pantallona të ngushta ngjyrë të errët,” thuhet ndër të tjera në dosje.

Të fundit

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

Lajme të tjera

Web TV