“Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën”/ Ndarja me Shpëtim Saraçin bëri bujë në rrjet, Mira Konçi habit me reagimin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

“Albeu.com”, bëri të ditur disa ditë më parë se dyshja e ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer se fundmi në Shqipëri.

Ndërkohë, Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York, pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Por, një “InstaStory”, së fundmi në profilin e Mira Koçit është një “kunjë” i gjallë dhe ndërkohë që lajmi është i freskët të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Kujtojmë se Mira dhe Shpëtimi nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” dhe nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund miqësisht apo me konflikte.

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV