Rama ironizon opozitën: PD si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës lidhur me borxhin publik të shtetit. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë deklaroi se në vitin 2013, borxhi ishte 74%.

Sipas tij, përpara se vendi ynë të “goditej” nga pandemia dhe tërmeti, borxhi u ul në normat e 63%. Por për shkak të dy fatkeqësive, Rama thotë se borxhi tashmë është më i lartë se 74%.

Duke iu referuar situatës brenda PD-së, Rama thotë se tashmë opozita është ndarë si një zog me dy krerë dhe që përpëlitet, por që nuk i ngjan shqiponjës dykrenare.

“Borxhi është më i lartë dhe ka një pse, dhe kjo lidhet me faktin se midis momentin kur 74% e kemi unë në rreth 60%, kanë ndodhur tërmeti dhe pandemia, që kanë çuar në nevojën imediate për të marrë borxh, borxhin që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi.

Kur flisni ju për ato që flisni, është vërtetë për t’u admiruar guximi që ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë. Ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes, i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë. Nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës”, tha Rama.

Të fundit

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në...

Fillon Operacioni “Frequent Wind” – Evakuimi dramatik i amerikanëve nga Saigoni

29 prill 1975 – Lufta e Vietnamit:  Më 29 prill 1975, ndërsa forcat e Vietnamit të Veriut përparonin drejt kryeqytetit Saigon të Vietnamit të Jugut,...

Shiu ‘pushton’Tiranën, qytetarët kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë (Foto)

Në mënyrë krejt të papritur, moti ka “marrë kthesë” dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë. Në Tiranë, prej orësh po bie...

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Lajme të tjera

Web TV