Shpërthim gjatë natës në Tiranë, i vendoset tritol një servisi celularësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi tritoli, e vënë në derën e një servisi celularësh, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Yzberisht, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Servisi ishte në pronësi të Olsi Isufit. Ky i fundit, ka pohuar se pasi ka rënë alarmi në dyqan ka kuptuar se diçka ka ndodhur në biznesin e tij. Ai mësohet se ka shkuar në mesnatë në polici ku ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk dyshon te asnjë njeri.

Dyqani është i pajisur me kamera sigurie dhe ka filmuar gjithë momentin, si dhe autorin e ngjarjes. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV