Vrau shokun e tij në derën e shtëpisë në Islandë, jepet vendimi për Angjelin Sterkajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angjelin Sterkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri më 13 shkurt 2021. Armando Beqiri u qëllua disa herë para shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës.

Sterkaj ka pranua më herët krimin duke thënë se e ka bërë vrasjen për arsyes personale pasi ishte kërcënuar nga Beqiri dhe se asnjë person tjetër nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi që Angjelin Sterkaj duhet t’i paguajë gruas së Beqirit dhe prindërve të tij shuma të ndryshme dëmshpërblim.

Gjykata liroi nga akuzat 3 të arrestuarit e tjerë, 2 burra dhe të dashurën e Agjelin Sterkaj, pasi nuk kishte prova që ato të ishin përshirë në ekzekutimin e shqiptarit Beqiri.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Angjelin Sterkaj ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22. Angjelin Sterkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV