Xheni Karaj shkon në Kishën e Pastor Akil Panos: Shkova me mendje dhe zemër të hapur, mbeta sërish lesbike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xheni Karaj, pjesë e komunitetit dhe aktiviste për të drejtat e LGBT+ ka marrë pjesë pasditen e djeshme në një meshë të Pastor Akil Panos në Kishën ku predikon ai.

Karaj ka vendosur të shkojë bashkë me të dashurën e saj, Livian dhe disa aktivistë të tjerë. Në një postim në Facebook ajo me ironi shkruan se shkoi me mendje të hapur se mos ndryshonte mirëpo asgjë nuk ndodhi, ka mbetur sërish lesbike.

“Erdhëm me mendjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lesbike e gay! Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta dëgjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë. Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qenë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin. Pra, mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri.

Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falënderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtëpinë e saj, se nuk ka asgjë të keqe tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.

Lexo edhe :  'Jo vetëm vera'/ 'Lonely Planet’ sugjeron kohët më të bukura për të zbuluar Shqipërinë

Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli permës Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë:

“Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’’!

‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje,

nuk krekoset’’,‘‘Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq’’;

‘‘Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

‘‘I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

‘‘Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet’’,

‘‘Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore’’.

‘‘Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.”Tani e ka radhën Akili ta lejojë Perëndinë, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’’ AMEN”, ka shkruar Xheni Karaj.

Të fundit

Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Në...

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”. Deklaratat...

Arrestimi i Veliajt,bllokohen ndërtimi i shkollave,kopshteve e çerdheve që nga 10 shkurti

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 9 shkurt 2025, ka shkaktuar një ngërç në procesin e dhënies së lejeve të...

“Mund të përdoren armët bërthamore!”/ Nëse Trump braktis Europën, Lufta e Tretë Botërore”

Intervistë me Edward P. Joseph, ekspert i Politikës së Jashtme Z. Xhozef, faleminderit që na bashkoheni sot, është një kënaqësi! Do të doja ta nisnim nga...

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Mësohet...

Lajme të tjera

Web TV