Ataturku, udhëheqësi që ndërmori reforma gjithëpërfshirëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 9 nëntor 1938 vdes në Stamboll, në moshën 57 vjeçare themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk. Ai ishte një ushtarak i lartë, burrë shteti, revolucionar, themelues i Republikës së Turqisë, duke shërbyer si Presidenti i saj i parë nga viti 1923 deri në vdekjen e tij. Mustafa Kemali ndërmori reforma gjithëpërfshirëse liberale, të cilat modernizuan Turqinë.

Fëminia

U lind më 1881 në Selanik, i biri i Ali Riza Efendiut i cili ishte shqiptar dhe Zybejde hanëmit. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik. Në këtë shkollë ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 vazhdoi akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa në 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake, Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re u interesua për letërsinë revolucionare, që konsiderohej e ndaluar nga autoritetet.

Karriera Ushtarake

Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Osmane Ataturkun regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët. Në Damask formon organizatën Vatan ve Hürriyet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 transferohet në Selanik dhe i bashkohet shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamitit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve. Gjatë Luftës I Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanele. Veç kësaj mori pjesë dhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Udhëheqës Popullor

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Osmane në fund të Luftës I Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte kapur Izmirin dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë nisi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj 1920.

Lufta Greko-Turke dhe Presidenca

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarja (korrik 1921) dhe në Dulminpar (korrik 1922), duke e marrë Izmirin. Fiton luftë dhe largon Greqinë nga Azia e Vogël. Kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi shmangu rrezikun grek, Ataturku i kthehet rrezikut të brendëshëm dhe largoi nga pushteti sulltan Mehmetin VI. Në gusht 1923 themelon Partinë Popullore. Më 22 tetor 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Qemali shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Gazi (fitimtar). Në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Atatürk (babai i Turqisë).

 

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV