Eralda Baze, një prurje e befasishme në romanin bashkëkohor shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënime për romanin “Dielli më perëndon në lindje”, i autores Eralda Baze

Nga Marash Mirashi

Ndërkohë që je duke naviguar në botën e bukur e të papërkufizuesme të leximit, mund të ndodhë që, teksa kalon faqet njëra pas tjetrës, njeriu që ke përbri, mund të dëshmojë pa një pa dy suksesin e asaj që ti në fakt po lexon.  Ai shikon sesi ti po i përpin kapitujt e nënkapitujt një e nga një, me një kërshëri që për një libër, padyshim është sukses. Ti e palos fletën e librit diku në morinë e faqeve  sa për t’i dhënë syve pak pushim e nis e merresh me diçka tjetër, si përshëmbull bërja e një kafeje apo ngulja e një gozhde në mur, për të rregulluar një pikturë që të duket sikur anon disa milimetër nga e djathta. Kur kthehesh, tek endja e leximit, tek faqja e përthyer, vëren se libri nuk është më në krahoren e divanit ku e pate lënë pak minuta më parë, por në duart e njeriut që ishte pranë teje, teksa lexoje. Qenka libër shumë fin- thotë ajo. Nga e di ti, sepse vetëm 7 faqe ke lexuar? – Unë e pashë këtë tek reagimi yt, tek shqisat e tua, teksa lexoje ndaj do e lexoj dhe unë!

Kështu ndodhi me romanin “Dielli më perëndonnë Lindje” të shkrimtares Eralda Baze. E mora për ta lexuar vetë dhe e lexuam në fakt, dy veta njëherësh. Sikur ishim në kinema, sikur shikonim një film. E në fund:  si mbaroi kështu, sa shpejt, sa drithshëm, sa kuptueshëm, sa dhimbshëm, sa dritshëm!

Pasi e ke përfunduar librin, ti i lë patjetër vetes një kohe reflektimi rreth asaj çfarë ka ndodhur, rreth asaj çfarë ti paralel me leximin, ke kaluar nëpër mend. Nëse kritika letrare ne Shqipëri, do të ishte në ato rrethana që të diktojë në një farë mase se çafë duhet të lexojmë, jam i sigurt që ky roman i vitit 2021, do të shndërrohej patjetër në një “best seller”!

Me të drejtë botuesi, me një kurajo dhe siguri që ia jep vetë përmbajtja e tekstit, në përthyerjen e kopertinës së parë ka aluduar pikërisht edhe mundësinë e të bërit “best seller” të romanit. Vërtetë ky është libri i parë i Bazes, por me plot gojën mund të them se edhe për lexuesin është një eksperiencë e parë kësisoji që ndesh në një stil dhe përqasje krejt autentike. Struktura romaneske është e çimentuar, personazhet të latuar mjeshtërisht. Ngjarjet vijnë natyrshëm si në një realitet të parathënë, ku ironia, humori i skajshëm (i denjë për George Orwell) njohja shumë e mirë e shqipes si dhe dhe sensi i masës, flasin për një autore me një bagazh të rëndësishëm dijesh dhe formash narrracioni, në të cilin sigurisht që nuk depertojnë dot vetëm dedektorët metalikë të Aeroportit të Kajros.

Romani është një vepër thellesisht shpirtërore dhe humane. Një histori dehëse dhe piedestalike, një histori dashurie gjithë plagë, brenga, kumte, zhgënjime dhe rrënime… Të gjitha këto bëjnë që ti shkosh romanit deri në fund me një shpejtësi leximi, ku e ku disa fish më të lartë së makinat e vjetra të Kajros apo benzat e shtrenjtë të Tiranës.

Lexo edhe :  Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor

Personazhi kryesor i romanit që rrëfen vetveten, Era e tregon historinë e lidhjes me Miladin, egjiptianin e pamundur, me një  thjeshtësi të jashtëzakonshme dhe me një humor akrobatik që të mban gjithë kohës në gatishmeri se cila do të jetë fjalia e rradhës dhe se në cilin prej labirinteve të panjohura të botës, do ta na dërgojë intuita e shkrimtarëes, që pasion dhe punë  ka pikërisht leximin, përkthimin.

Në libër, veç Miladit dhe Erës (Romeos nga Afrika dhe Xhuljetës nga Ballkani) janë edhe 5 apo 6 personazhe të tjerë secili i skalitur mjeshtërisht, si Viola, shkodranja tipike, Eva, binjakja identike, nëna e mirë e Erës, Nora, Klajdi, gazetari skuth, Valter Bina, e padyshim fisi i Miladit në Kajro, vëllezërit, kunatat në tentativë, etj, etj. Situatat dhe ngjarjet befasuese që ndjekin njëra tjetrën janë ndërthurur aq bukur sa e bëjnë romanin, monolit duke evituar atë që ndodh shpesh në  veprat e gjata të prozës, ujin e tepërt apo  detajet  që ikin larg  linjës kryesore, duke çkokëluar tekstin. Autorja, si njohëse e mirë e letërsisë, sidomos asaj të huaj,  ia arrin me një thjeshtësi mjeshtërore, të vendosë në vendin e vet më një kujdes të veçantë,  gjithcka  i  duhet për ta ngritur romanin e saj në nivelin  sipëror të shijeve të lexuesit të kualifikuar dhe të mençur.  Autorja,  sa përmes saj aq edhe përmes  personazheve , krijon situata të panumërta dhe nga më të paimagjinueshmet  që të mbesin në mend. Për një lexues jo shume të stervitur e   që nuk e ka vizituar asnjëherë Egjiptin, do të mjaftonte për të marrë dije bazike dhe  elegante  nga ky roman. Nga ana tjetër,  një lexues egjiptian, nëse libri do të përkthehet një ditë në arabisht,  do të mund të shikonte një pikturë realiste  të kryeqytetit shqiptar, në librin në fjalë.

Autorja nuk është e shkëputur nga asnjë lloj  realiteti shqiptar, madje as nga ai egjiptian , herë-herë. Ajo vetë është një produkt i realitetit ballkanik, realitetit shqiptar. Si e tillë ajo ka ardhur në letërsinë shqipe si një autore që me romanin e saj të parë, do të mbahet mend njëherësh  si  përfaqësuese tipike e një trendi të ri, për ta  lubrifikuar, trazuar dhe modernizuar   prozën bashkëkohore. Romani që kjo autore, disi me një  shperfillje ironike e ka hedhur në qarkullim, duhet të jetë patjetër edhe një test për libra të tjerë që ajo ose i ka shkruar, ose i ka gati për botim, ose ashtu në ekstazën e krijimit, i ka harruar në një cep studioje apo kujtese!

Të fundit

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Bilanc “lufte” në Magdeburg, 11 viktima dhe 80 të plagosur

Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në Gjermani, ku një makinë u fut në tregun e Krishtlindjeve të qytetit Magdeburg duke marrë përpara...

Lajme të tjera

Web TV