Një seli dhe “dy parti”, Basha akuzon Berishën për puç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupimi që mbështet Sali Berishën, doli në një deklaratë për shtyp ku njoftuan mbledhjen e firmave për të detyruar kryetarin Lulzim Basha të njohë vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së që do të mbahet me 11 dhjetor. Nga ana tjetër Basha dhe mbështetësit e tij e kanë konsideruar lëvizjen e Berishës si një “puç” për të rrëzuar “kryetarin legjitim”.

Me një vandak letrash në tavolinë, Sali Berisha lajmëroi se kishte mbledhur 4200 firma të anëtarësisë për të kërkuar mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor. Ashtu siç ishin, formularët u vendosën në kuti të trasha për të marrë rrugën drejt zyrave të PD-së dhe u vendosën në kasafortën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka. Në PD-në tjetër, atë të “vulës” shpërtheu për një moment festa dhe akuza, duke aluduar se nuk ishin mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar dhe se numri dy i PD-së për nga hierarkia, Sekterai i Përgjithshëm Gazmend Bardhi nuk kishte marrë asnjë njoftim. Një ditë pas kësaj shfaqjeje, një seli dhe “dy parti” ajo e Bashës me vulë dhe e Berishës me frymë dhe anëtarësi, po luhet teatri absurd ku aktorë janë dy ish-miq dhe sot armiq të përbetuar, ndërsa spektatore e gjithë Shqipëria. Në një deklaratë për shtyp, Lulzim Basha i bëri thirrje Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi “nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar” dhe tha se nga informacionet e siguruara, ka pasur “përpjekje për një puç brenda PD”. “Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD, prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di mirë rregullat e kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën”, tha Basha. Ditën e djeshme nga selia blu dolën në deklaratë shtypi mbështetësit e Berishës dhe po nga ai oborr edhe mbështetësi i Bashës. Grupi i Berishës ka dalë në një deklaratë për shtyp për të njoftuar publikun mbi firmat që janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar.

Grupimi Berisha

Deputeti i PD Flamur Noka dhe dy ish-deputetët Gent Strazimiri dhe Arben Ristani kanë folur dje për mediat lidhur me depozitimin e firmave të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Strazimiri deklaroi se mandatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të verifikohen më datë 11 dhjetor. Ai thotë se statuti përcakton se në këtë mbledhje, formohet një komision që verifikon mandatet. Sipas Strazimirit, cilido që ka kuriozitet të shohë firmat, mund t’i shohë ato në zyrën e Edi Palokës, i cili është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, organit të dytë më të lartë në PD. “Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij. Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar në organin e dytë më kryesor të PD, Këshillin Kombëtar. Kush ka kuriozitetin mund të shohë në zyrën e kreut të Këshillit të PD. Kushdo e ka 20 hapa larg zyrën e zoti Paloka e të shohë janë mbledhur apo jo firmat, jo të verifikojë, atë e bën Kuvendit vetë”, tha Strazimiri. Më tej, Gent Strazimiri theksoi se edhe sikur në cilëndo prej zyrave të kësaj partie të kishin vajtur firmat, verifikimin e bën Kuvendi. “Gjëja e parë që bën është verifikimi mandateve. Cilido që thotë se verifikimi bëhet këtu gënjen në mënyrë të paturpshme. Firmat janë në godinë për transparencë dhe jo verifikim. Dhe sikur firmat të kishin shkuar në zyrën e Lulzim Bashës, ai nuk mund ta bënte verifikimin”, u shpreh Strazimiri.

Lexo edhe :  Rama ndan medaljet për nxënësit ekselentë/ Jeni heronjtë e mi! (VIDEO)

Flamur Noka

Flamur Noka e cilësoi Bashën, ministrin e 20-të të Ramës dhe theksoi se i vetmi institucion legjitim ku mund të dorëzoheshin firmat ishte Kreu i Këshillit Kombëtar të PD. “Pengkryetarit i kanë mësuar një gjë, që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh. Nuk ka demokrat në Shqipëri që nuk e di se kush është pengu, kush i ka shërbyer dhe i shërben Ramës. Nuk ka demokrat që nuk e di se kush i dogji dhe shkatërroi interesat e demokratëve. Të gjitha këto qartësisht e paraqesin zotin Basha një peng kryetar. Qeveria jo 19 ministra, por 20, kë një ministër të shuarjes së opozitës, Lulzim Basha që paguhet nga qeveria e Edi Ramës. Është një pakicë, demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre. Është një shumicë absolute. Mbrëmë janë dorëzuar 4200 firma, sot janë mbledhur dhe 150 të tjera, po vazhdojnë të tjerat. Të jeni të sigurt që shifrat do kalojnë 5000. Është një shumicë absolute. Paniku që e ka zënë duket tek histeria si flasin dhe sulmojnë. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve, as pengkryetari, as ustai i tij që e ka kapur peng”, tha Noka.

Ristani

Ish-deputeti Arben Ristani tha se organizimi për Kuvendet është ndryshe nga ai i partisë. Kuvendi sipas tij ka të drejtë të mblidhet nëse formon shumicën e nevojshme. Po ashtu ai shtoi se janë parashikuar ndryshime në statut, ku një ndër ndryshimet do të jetë dorëheqja e kryetarit të partisë, në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme. “Organizimi i Kuvendit është ndryshe. Ka dy mënyra për mbledhjen e Kuvendit, një mënyrë mblidhet nga kryesia e partisë, e një formë tjetër nga anëtarët. Ndaj është e parashikuar që çdo Kuvend, sido në botë ndodh kështu. Kuvendet vetëkontrollohen, askush nuk i komandon Kuvendet. Ajo që ka ndodhur është në respekt të institucioneve të partisë, e për transparencë është dorëzuar në seli”, tha Ristani. Ai foli edhe për ndryshimet statuore. “Sigurisht nëse do të kishte mbledhje normale të Kuvendit organet e zgjedhura mund të punonin, por këto organe kanë qenë të pa interesuara për këtë gjë. Propozimet janë bërë të qarta për publikun. Janë propozime që kanë të bëjnë me njohjen e fraksioneve brenda PD. Kanë qenë propozime për të bërë primaret në PD”, tha Ristani. Ish deputeti demokrat tha se pas humbjes në zgjedhje Kryetari jep dorëheqje. “Kemi parashikime të tilla që po punohet se kryetari i partisë të japë dorëheqjet kur humb zgjedhjet e përgjithshme dhe të rikonfirmohet kur humb zgjedhjet lokale. këto do të jenë risi për të gjithë politikën shqiptare, do i përkasin të ardhmes së Shqipërisë. PD zyrtare është shumica e anëtarëve të partisë, nuk ka PD zyrtare tjetër. Shumica është PD zyrtare”, tha Ristani.

 

Të fundit

Cilat janë planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së?

Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës...

Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon, shpallet lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme

Cristiano Ronaldo sapo është shpallur lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme gjatë ceremonisë së ‘Globe Soccer Aëards’. Ky çmim vlerëson ndikimin e jashtëzakonshëm...

Njohja e pensioneve/ Manjani: Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE

Zv. ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet...

Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin

Me lot në sy Enada Hoxha ka pranuar se edhe pas ndarjes nga Gerd Vaso ende ka ndjenja për këtë të fundit, me të cilin ka...

Nga 2026 pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka...

Lajme të tjera

Web TV