Pamje rrënqethëse në kufirin Poloni-Bjellorusi, fëmijë që qëndrojnë në të ftohtë dhe ushtarë të armatosur (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata është kaotike në kufirin Bjellorusi-Poloni, ku dhjetëra emigrantë ndodhen prej ditësh aty dhe nuk lejohen që të kalojnë në vendin Evropian.

Kjo valë emigrimesh është etiketuar nga BE si një provokim nga ana e Aleksandër Lukashenkos dhe po përgatiten sanksione ndaj tij. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë fëmijë e të rritur teksa qëndrojnë përgjatë kufirit me tela në gjemba në të ftohtë.

Disa prej tyre, kanë ndezur një zjarr dhe po ngrohen, ndërsa ushtarë të armatosur qëndrojnë përballë tyre.

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Shqipëria, Norvegjia dhe Estonia e dënuan atë që e cilësuan “instrumentalizim të orkestruar të qenieve njerëzore, jeta dhe mirëqenia e të cilave janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusia”.

Të fundit

Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me...

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

Lajme të tjera

Web TV