“Po fyeni demokratët”/ Bardhi-Palokës: Nxirrni firmat nga kasaforta, mos veproni në ilegalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozimi i 4200 fletëve të firmosura për mbledhjen e Kuvendit nga Edi Paloka, ka nxjerrë në një deklaratë për mediat sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili e cilëson këtë një show dhe veprim në ilegalitet, pasi edhe nëse janë mbledhur ato firma duhet të depozitohen në institucionet e PD dhe të protokollohen.

Bardhi teksa vuri në dyshim se firmat në letra janë reale të delegatëve të Kuvendit, tha se kjo tallje me demokratët nuk duhet të vijojë më.

‘Jam sot edhe një herë për të shprehur shqetësimin e thellë me vijimin e talljes me demokratë. Ju sot jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë se si po vijohet me një proces të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Është tallur edhe me atë pakicë së kanë besuar te lëvizja e zotit Berisha. Edhe sikur të jenë 1 /10 e firmave, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet show me vullnetin e demokratëve. Edhe nëse 1/10 e delegatëve të kuvendit kanë firmosur zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë. Dua të ripërsëris thirrjen time që të nxirren firmat nga kasaforta, mos bëni show, dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet. PD nuk vepron në ilegalitetit, nuk fshihet dhe nuk është celulë”, tha Bardhi.

Të fundit

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë,...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

Lajme të tjera

Web TV