13 nëntor 2015/ Sulmet terroriste, më të dhunshmet në historinë e Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një seri sulmesh në disa pjesë të Parisit, lanë pas vetes të paktën 128 të vrarë, në atë që duket të jetë ngjarja më e dhunshme në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sulmi i parë ndodhi kur një kamikaze hodhi veten në erë në Bulevardin Voltaire pa shkaktuar viktime të tjera, ndërsa një tjetër kamikaze shkaktoi tre të vrarë pranë stadiumit kryesor të Parisit “Stade de France”, ku po luhej ndeshja miqësore e futbollit mes Francës dhe Gjermanisë. 18 viktima u regjistruan në barin “La Belle Équipe” pesë të vdekur në një piceri dhe të paktën 12 të vrarë në një bar dhe në një tjetër restorant “Petit Cambodge”. Pjesa tjetër e viktimave i përkasin sallës së koncerteve “Le Bataclan”, i kthyer në një skenë të vërtetë masakre, ku terroristët qëllonin me gjakftohtësi, një e nga një pjesmarrësit në shfaqje.

Më shumë se një mijë veta po merrnin pjesë në koncertin e një grupi muzikor amerikan në sallën Bataclan. Një numër i pjesëmarrësve arritën të ikin gjatë të shtënave.

Numri i terroristëve të vrarë është 8. Katër prej tyre gjatë ndërhyrjes së njësive të policisë në sallën e Bataclan, prej të cilëve 3 hodhën veten në erë, ndërsa një tjetër u vra nga agjentët. Tre të tjerë hodhën veten në erë në pika të ndryshme të qytetit. Ndërsa sipas policisë, një tjetër u vra në afërsi godinës së Bataclan-it.

Këto sulme u morën përsipër nga organziata terroriste ISIS, që kishte për qëllim të përhapte dhunë dhe kaos në metropolin francez. Sulmet terroriste të 13 nëntorit, do të cilësohet si më të ashprat në historinë e Francës.

Lexo edhe :  “Mos dilni zhveshur në rrugë”/ Qyteti spanjoll “10 mesazhe” për ata që duan ta vizitojnë

 

Të fundit

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV