Grabitën shtëpinë e barit dhe morën peng anglezin, 40 vite burg 8 shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë kriminale shqiptare është dënuar në total me 40 vite burg për rrëmbimin e një burri, i cili hyri në fabrikën e kanabisit në Southampton të Anglisë.

Ata ishin të armatosur, ndërsa personi është rrahur në mënyrë brutale nga shqiptarët.

Sipas gjykatës, në atë moment një nga të pandehurit, me nofkën “kopshtari i kanabisit”, dëgjoi zhurma dhe thirri të tjerët.

Më pas ata e futën në makinë dhe e mbajtën peng për 30 minuta dhe më pas e liruan.

Policia më vonë gjeti rreth 96 bimë kanabisi me vlerë 40,000 paund.

Para gjykatës së Southampton Crown u paraqitën Armando Topalli, 28 vjeç, nga Thornycroft Road, Southampton; Lavdrim Ismaili, 28 vjeç nga London Road, Southampton; Brixado Halilaj, 21 vjeç, nga Portland Street, Southampton; Arben Lleshi, 31 vjeç, nga Portland Street, Southampton; Aranit Topalli, 28 vjeç, nga St Andrews Road, Southampton; Zef Gjoka, 29 vjeç, nga Nightingale Road, Southampton; Edison Hoxha, 26 vjeç, më parë nga Romsey Road, Southampton dhe Spartak Demiraj, 31 vjeç nga Britannia Road, Ëestcliff-on-Sea.

Të gjithë janë të akuzuar për rrëmbim veç Hoxhës, i cili akuzohet edhe për prodhim droge.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV