Gjenerali i lartë britanik ‘frikëson’ botën me deklaratën e fortë: Mund të plasë luftë mes Perëndimit dhe Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit fjala luftë po lakohet në shumë media dhe analiza nga figura të njohura politike dhe ushtarake. Së fundmi, gjenerali i njohur britanik Nick Carter foli për rrezikun e shpërthimit të një lufte aksidentale midis Perëndimit dhe Rusisë. Sipas tij, ekziston një rrezik më i madh tensionesh në epokën e re të një “bote shumëpolare”, ku qeveritë konkurrojnë për objektiva të ndryshme dhe axhenda të ndryshme.

“Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që njerëzit të mos përfundojnë duke lejuar që natyra luftarake e disa prej politikave tona të përfundojë në një pozicion ku përshkallëzimi çon në llogaritje të gabuara”-tha ai në një intervistë. Javët e fundit tensionet në Evropën Lindore janë rritur pasi Bashkimi Europian akuzoi Bjellorusinë në lidhje me krizën e qindra emigrantëve të cilët duan të kalojnë kufirin Bjellorusi-Poloni. Pikërisht këto mosmarrëveshje mund “të fusin në lojë” Rusinë dhe NATO-n, gjë që mund të çojë në përshkallëzimin e situatës.

Sipas gjeneralit Carter, këto patrullime në kufirin në Bjellorusi reflektojnë edhe mosmarrëveshjet ndërmjet Moskës dhe NATO-s mbi Ukrainën, ku separatistët e mbështetur nga Rusia po luftojnë për shtatë vjet me radhë dhe në rajonin e Detit të Zi, ku përfshihet Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ndërkohë presidenti Vladimir Putin tha se stërvitjet e paplanifikuara të NATO-s në Detin e Zi përbënin një sfidë serioze për Moskën dhe se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me krizën në kufirin aleat të ngushtë të Bjellorusisë me bllokun.

Nga ana tjetër Carter tha se rivalët autoritarë janë të gatshëm të përdorin çdo mjet në dispozicion të tyre, të tillë si emigrantët, çmimet në rritje të gazit, sulmet kibernetike, etj. “Karakteri i luftës ka ndryshuar”- vuri në dukje ai.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV