“Nga frika nuk u vaksinuan”/ Prindërit e Majlinda Bregut në gjendje të rëndë nga Covid: Po luftojnë që mos na bëjë “hatanë”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, po kalon ditë të vështira pasi të dy prindërit e saj janë në luftë me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka qenë  vetë Bregu ajo e cila ka bërë me dije se të dy prindërit janë infektuar nga koronavirusi dhe aktualisht ndodhen në spital, ku dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Bregu tregon se e ëma ka qenë ajo e cila ka luftua më fort me Covid-19, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua dhe mjekët u detyruan që ta vendosnin në intubim.

Sipas ish-ministres prindërit e saj nuk kishin marrë ende vaksinën anti-Covid, pak nga frika dhe pak nga kokfortësia, ashtu si ajo e thotë.

Postimi  i plotë:

Për dy vaksina!

Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm.

Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.

Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur.

Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

Lexo edhe :  Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s'kanë si shkojnë në shtëpi

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit Blerim Arapi dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë???

Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, nē spital përfundoi Babi.

I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur…

Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i  papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit! ☺️

Faleminderit për shpejtësinë Urgjencës Kombëtare që kanë mbërritur edhe më shpejt nga sa prisnim.

Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen.

Po. Me vdekjen!

Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV