Lajmi i Fundit/ Basha sfidon Berishën, mbledh Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike më 18 dhjetor. Ky vendim erdhi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Lideri opozitar i ka hapur sfidë ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte deklaruar mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.

Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:

Qifja, Suel cela, Rrahman Rraja, Tom Doshi

Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:

C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike?

Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille?

Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.

Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë.  U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës.

 

 

Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.

Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor

11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.

Lexo edhe :  6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani 'non gratën'

Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.

Për këtë arsye, për t’i shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë  së Partisë Demokratike:

1. Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”, tha Basha para demokratëve.

Të fundit

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Lajme të tjera

Web TV