Qëlloi ish-partnerin në sy të vajzës së tyre, shqiptarja del sot para hetuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodiana Çela, 49-vjeçarja e cila qëlloi me armë babain e vajzës së saj në Greqi do të dalë sot para hetuesve.

49-vjeçarja do të njihet me akuzat, si vrasje në tentativë në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje, kërcënim në familje dhe tentativë për rrëmbim të mituri nën 14 vjeç.

Të premten e kaluar, duke hyrë në zyrën e hetuesisë, ajo tha për babain e fëmijës të saj, të cilin e qëlloi duke e lënë të plagosur se i kishte rrëmbyer vajzën.

“Më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori për të mitur nuk bëri asgjë. Në 10 kam qenë te ministri i Drejtësisë dhe kam bërë kallëzim,” është shprehur ajo.

Në fakt, kur u largua nga gjykatat, ajo u tha gazetarëve gjithashtu:“Nuk doja që t’i ndodhte askujt ndonjë e keqe… por e shpëtova fëmijën tim me jetën time. Unë nuk e kisha parë fëmijën tim për pesë vjet … Rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj, ai i dha drogë dhe tha se kishte epilepsi. E përdhunoi, bënë gjithçka për pasurinë time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër”.

E akuzuara dyshohet se kanë qëlluar 68-vjeçarin para syve të frikësuar të vajzës së tyre. Okulisti është shtruar që nga e enjtja e kaluar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit “G. Gennimatas” dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike por stabile.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV