Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Andorrës, ndeshja përfundon 1-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria i mbyll kualifikueset e “Katar 2022” me fitore 1-0 kundër Andorrës, duke u renditur në vendin e tre me 18 pikë, një rekord për kombëtaren tonë deri më tani.

Ndeshja kundër Andorrës nuk ishte fantastike, madje të besuarit e Edy Reja patën goxha probleme në pjesën e parë.

Në fund Shqipëria i afrohet golit me Roshin, por shtylla ndali anësorin e kombëtares sonë. 0-0 pjesa e parë, ndërsa në të dytën Bajrami tentoi nga distanca dhe më pas Uzuni u ndal në vijë fatale.

Beratasi fitoi penalltinë vendimtare në minutën e 71-të, ndërsa dy minuta më pas Çekiçi e ekzekutoi saktë dhe realizoi golin e fitores për Shqipërinë.

Në dy ndeshjet e tjera, Polonia pa Lewandowski-n toleroi ndaj Hungarisë dhe u mund në shtëpi 1-2, ndërsa Anglia shkatërroi 10-0 San Marinon, ku katër gola u shënuan nga Harry Kane.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV