Rikthehet lufta Armeni-Azerbajxhan, dhjetëra ushtarë të vdekur në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rindezet tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Të dyja shtetet fajësojnë njëra-tjetrën për këtë incident.

Konflikti ndodhi në rajonin e Siyunikut dhe ka një numër të madh të vdekurish prej ushtarëve të tyre.

“Konfirmohet humbja e jetës së dy ushtarëve, ndërsa po vijon puna për të verifikuar edhe informacionet për dëme të tjera të pësuara. Kemi humbur dy pozicione ushtarake deri më tani. Për shkak të reagimeve tona u kemi shkaktaur dëme të mëdha armikut”, bën me dije Ministria e Mbrojtes së Armenisë, ndërsa nga raportimet e mediave bëhet fjalët për 15 ushtarë të vdekur dhe 7 të kapur rob”, thotë ministria armene e Mbrojtjes.

Por ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët e Armenisë kanë sulmuar me artileri pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të rajonit Laçin në kufirin mes dy vendeve.

Në një deklaratë nga ministria njoftohet se ushtria e Armenisë vazhdon provokimet e saj në kufi.

Ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në Laçin janë kryer goditje me mortaja dhe artileri topash të kalibrave të ndryshëm, ndërsa si rezultat i kundërpërgjigjes së ushtrisë së Azerbajxhanit janë shkatërruar kundërajrorët dhe mortajat e Armenisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se situata në kufi është e tensionuar dhe konfliktet vazhdojnë. Ushtria armene duke marrë nën kontroll disa lartësira në kufi me qëllimin për të arritur pozicione më të favorshme, ajo në ora 11:00 sipas kohës lokale filloi një operacion në drejtim të rajonit Laçin dhe Kalbajar. Në sulme u plagosën 2 ushtarë të Azerbajxhanit.

Po ashtu edhe ushtria e Azerbajxhanit filloi operacion në të njëjtin drejtim, duke çarmatosur dhe arrestuar ushtarët armenë që kryen sulmin.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV