Stilolapsi i Sali Berishës që po ndan PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Një gazetare e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ka plotësuar pa asnjë vështirësi formularin si delegate për në Kuvendin e 11 dhjetorit, organizuar nga Sali Berisha. Formulari është plotësuar më 12 nëntor në Sarandë, pak para se të fillonte takimi i Sali Berishës. Madje organizatori i mbledhjes së firmave e ka inkurajuar “nënshkruesen”, duke e surprizuar me stilolapsin e Doktorit.

Në fakt, stilolapsi i Berishës është e vetmja gjë origjinale në këtë aksion politik, por jo legjitim. Qysh prej 1991, ai është përdorur vetëm për spastrime në PD.

Siç mund të shikohet në emision, gjithçka është e filmuar dhe rrëzon gjithë besueshmërinë e një procesi të rremë për mbledhjen e një Kuvendi nga Sali Berisha.

Pa diskutim që mes atyre që kanë nënshkruar mund të ketë dhe delegatë të Kuvendit, por fakti që nuk ka asnjë filtër dhe nënshkruan me lehtësi, tregon se Sali Berisha nuk është i interesuar për një proces legjitim të mbledhjes së Kuvendit, por për një “revolucion permanent” për pushtimin e PD, të cilin ai kërkon ta zgjasë sa më shumë në kohë, për t’i treguar muskujt SHBA-së.

Ky rast, që nuk është i vetmi, tregon pse procesi i marrjes së mandateve duhet të kalojë një proces certifikimi, siç e parashikon statuti, nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cili pasi të verifikojë përputhjen e postit të delegatit me kartën e identitetit, duhet të lëshojë mandatin, që të përfaqësojë demokratët në Kuvend.

Fakti që firmëtarët e Berishës nuk kanë asnjë filtër dhe nuk bëjnë as kujdes të kenë ndonjë filtër, tregon se ata nuk janë duke u përpjekur për një Kuvend legjitim, por për një Kuvend paralel, që t’i imponohet PD-së nga jashtë, si një Kuvend i dhunshëm.

Lexo edhe :  Inercia e Ramës dhe qetësia e PD-së

Këtu merr fund çdo demagogji për verifikim firmash në mënyrë vullnetare, për t’i dhënë legjitimitet një tufe fletësh të printuara që nuk kanë asnjë siguri juridike.

E vetmja gjë për të cilën duhet të biem dakord, është që më 11 dhjetor, Sali Berisha do mbledhë mbështetësit e vet dhe do t’i quajë pjesëtarë të Kuvendit të PD, dhe më 18 dhjetor Lulzim Basha do mbledhë pjesëtarët e Kuvendit të PD dhe do t’i quajë mbështetës të tij.

Por, ndërsa Basha do të ndjekë një proces ligjor të marrjes së mandatit për Kuvend, Berisha siç duket dhe nga ky skandal, merr çdo letër të firmosur nga kushdo, qoftë dhe nga socialist që mund të shkojnë të tallen aty me Berishën.

Tani është e qartë përse Berisha i mban letrat në zyrën e Palokës, përse nuk i bën publike dhe mbi të gjitha, përse nuk lejon askënd as t’i prekë me dorë. Është i qartë që nuk janë as formularë, as mandate delegatësh, dhe as anëtarë të PD. Janë 4200 letra të printuara, me të cilat ai po bën shantazh mbi PD-në, me të cilën është i zemëruar që nuk po e mbron në ditët e tij të zeza.

Problemi është se ditët e tij të zeza, do të zgjasin sa të jetë gjallë, ndërsa PD që të mbetet gjallë, nuk duhet ta lidhë fatin me ditët e tij të zeza.

Koha kur stilolapsi i tij firmoste për të ardhmen e PD ka mbaruar. Tani është lodër në duart e atyre që tallen me PD.

Të fundit

Kush janë 10 qytetet më me diell në Evropë? Kryeson Kartagjena në Spanjë

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë...

Arrestohet shoferja 70-vjeçarja në Shkodër, përplasi për vdekje një këmbësore

Një 70-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”, këmbësorja 65-vjeçare...

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet e bukura të fëmijërisë: Gjyshi im…

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj. Përmes një videoje në rrjetin e saj...

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm. SPAK ka...

“E kam sharë për 12 vite, më ftoi për kafe!”- Rama replikon me simpatizantin e PD

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Ilir Vrenozin, një simpatizant të njohur të Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku...

Lajme të tjera

Web TV