I injoruan efektivët denoncimet e banorëve për Çalamanin?! SHÇBA nis hetimet për policinë e Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pas denoncimit të banorëve për Klodian Çalamanin kanë nisur hetimet në drejtim të Policisë së Fierit.

Reagimi i SHÇBA ka ardhur menjëherë pas denoncimit të bërë mëngjesin e sotëm në media nga një banorë i fshatit ku tregonte se autori i kishte përdhunuan gruan dhe për këtë vepër nuk ishte arrestuar nga policia.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar, se SHÇBA do të marrë në hetim të gjitha denoncimet që mund të jenë bërë në drejtim të Çalamanit përpara ditës së djeshme. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ai rrinte vazhdimisht i dehur, dhe mbante me vete thikë dhe hanxharë, duke frikësuar fëmijët por edhe të rriturit.

NJOFTIMI I SHÇBA-së:

Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV