Ngjarja makabër në Fier, fqinji i autorit: Mua më ka përdh*nuar gruan, nuk u dënua!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme mbarë opinionin publik në Shqipëri. Një 38-vjeçar, rrëmbeu dhe vrau barbarisht djalin e fqinjit të tij, në oborrin e banesës. Klodian Çalamani e gënjeu të miturin duke i dhënë biçikletën, më pas e futi në shtëpi dhe e vrau, para se ta groposte në oborr. Ngjarja ka bërë bujë të madhe dhe gjithë opinioni publik në Shqipëri kërkon dënimin maksimal për autorin, i cili nuk është hera e parë që përfshihet në ngjarje të tilla.

Së fundmi një banor i fshatit ku ka ndodhur ngjarja ka tronditur me deklaratën e tij. Ai tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë.

Qytetari tha:

Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, k*rvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit. Bridhte me biçikletë tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Un e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me sesbën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete.

Të fundit

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias,...

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”. Në...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

Lajme të tjera

Web TV