Rama mbërrin në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Draghi! Ja temat që priten të diskutohen

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të mërkurë në Romë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare me kryeministrin italian Mario Draghi.

Siç lajmëroi më herët, kryeministri i Shqipërisë do të diskutojë disa çështje në këtë takim me homologun e tij italian.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë tema e njohjes së pensioneve të bashkëqytetarëve shqiptarë në Itali, si dhe bisedime për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.