Ministri Çuçi vizitë në Kosovë: Leje qëndrimi unike me aplikim online, do hapet edhe një pikë e re kalimi në Shishtavec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë takimit me homologun, Xhelal Sveçla, u diskutua për çështje të interesit të përbahskët të të dy vendeve, kryesisht për ato që lidhen me lëvizjen e njerëzve përmes pikave kufitare, lejet unike të qëndrimit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“S’do të ketë me radhë pritje nëpër sportele për shqiptarët andej e këtej kufirit, që duan të pajisen me leje qëndrimi. Aplikim online dhe një leje qëndrimi unike. Po kështu do të ketë qarkullim të lirë për banorët përgjatë brezit kufitar të dy shteteve. Me rëndësi është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare në Shishtavec, për t’iu ardhur në ndihmë fluksit të shtuar të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës”, shprehet ministri Çuçi.

Të dy ministrat rikonfirmuan vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në mënyrë që siç tha ministri Çuçi, të jemi në një front kur është fjala për luftën kundër krimit të organizuar.

 

Të fundit

Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por...

Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte...

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një...

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit/ Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë. Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site...

Proda pret diplomatin e Kinës/ Luftë kundër krimit të organizuar mes 2 vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij...

Lajme të tjera

Web TV