Kombëtarja shqiptare ka humbur pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 66-të në botë, sipas FIFA-s. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63-të.
Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës nuk garanton shumë pikë në klasifikim meqë ajo renditet në vendin 155-të të renditjes së FIFA-s. Ndërsa humbja 5-0 në Angli djeg shumë.