“Të dy kuvendet ilegjitim”, Juela Meçani replikon me Romeo Gurakuqin: Gazmend Bardhi hapi shishen e verës kur u bë ministër i Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani, ka debatuar mbrëmë me ish-deputetin Romeo Gurakuqi për atë që po ndodh në Partinë Demokratike. Të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Meçani e quajti absurd cilësimin kuvend ilegjitim atij që do mbledhë Berisha më 11 dhjetor. Gurakuqi që nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet i PD cilëson fajtor edhe Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Por kjo ka sjellë reagimin e fortë të Meçanit sipas të cilës nuk mund ta quajnë ilegjitim një kuvend të thirrur nga anëtarësia. Më poshtë pjesë nga deklarata e Romeo Gurakuqit dhe Juela Meçanit.

Romeo Gurakuqi: Ajo që po ndodh në PD është tregues i degradimit të konceptit të lirisë. Unë jam me PD. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar dhe delegat i kuvendit Kombëtar dhe përfaqësoj Partinë Demokratike të Shkodrës. Por unë do të marr pjesë vetëm në një kuvend të përbashkët të demokratëve. Unë jam sovran. Mendjet e urta deri në datën 11 do ketë mjaftueshëm kapacitet dhe urtësi për të propozuar një zgjidhje që shkon përtej interesave të dy personave. Unë do jem në një kuved të demokratëve, në një kuvend legal që do të bien dakord me konsensus që nuk do të jetë as më datën 11 e as më datën 18, por do jetë në një datë të arsyeshme. Duhet një plan që nuk dohet të ketë synim eleminimin reciprok të krerëve te kuvendeve por duhet të jetë një plan ristabilizues i PD. Një ekip tranzitor me program të artë demokratizues dhe të promovojë lirinë. 31 vjet më parë kemi qenë të lirë për të folur edhe publikisht. Tani e kemi shumë të vështirë, pra qytetarët, figurat publike nuk janë të lirë për të folur. Tregues i degradimit të lirisë në shtëpinë e lirisë, në PD. Përgjegjësia është dualiste dhe e kryesisë së PD.

Lexo edhe :  60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

Juela Meçani: Ata delegatët zoti Gurakuqi janë të deleguar një anëtar një votë. Ata nuk janë si deputetët e listave që i vendosi kryetari në orën 12 e 5 minuta i çonte në KQZ. Janë më të ligjshëm se të gjithë ne që jemi këtu përfshirë Lulzim Bashën. Dhe të thuash kuvend ilegjitim mbi 4200 persona, sepse ju thatë kuvend ilegjitim, më duket absurde. Ata janë të zgjedhur me një anëtar, një votë, kryetar seksionesh, kryetar grupseksionesh e të tjerë. Ata kanë patur nevojë për një shkrepse sepse demokratët i kishte zënë gjumi. Ndoshta paskeni qenë brenda kur nuk keni qenë kaq brenda. Shumë persona pas vitit 2016 dhe 2017 dolën haptaz për të treguar se diçka nuk po shkonte. U bë bllokim dhe qoka të kryetarit të partisë. PD duhet të shpëtojë nga ata deputetë që tani i kthejnë qokën, i kthejnë mirënjohjen Bashës. Mbi të gjithë edhe nga ata që kanë paguar për tu bërë deputetë dhe tani nuk kanë ku të shkojnë. Ata ose kanë lobuar fuqishëm ose kanë mobiluar zyrat e SHQUP. A e dini ju që Gazmend Bardhi hapi shishen e verës kur u bë ministër i Ramës.

Të fundit

Braçe kritika zyrtarëve të shtetit: Nuk hyhet në baxho bulmeti siç vjen nga rruga

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e...

Ish-presidenti rus ironizon ultimatumin e Trump: Bota po dridhet, duke pritur pasojat!

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i...

17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës, arrestohet babai, procedohet gjyshi

Detaje të reja janë zbardhur nga policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku një 17-vjeçare tentoi të vetëvritej me armë...

Në Gaza, ne e dimë pse Izraeli do na grumbullojë të gjithëve në një kamp

nga Nour Abo Aisha* Pas 21 muajsh lufte, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka propozuar një plan të ri për të detyruar të gjithë...

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të martë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shkelje...

Lajme të tjera

Web TV