Zaev: Do të largohem nga Qeveria pas sigurimit të shumicës parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi të premten, më 19 nëntor, se mbetet i vendosur që të largohet nga drejtimi i ekzekutivit dhe i partisë Lidhja Social Demokrate, pasi të sigurojë shumicën në Kuvend.

“Unë mbetem në atë që kam thënë. Do të largohem pasi të siguroj shumicën parlamentare dhe pasi të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë”, ka deklaruar Zaev pas takimit me Afrim Gashin, kryetarin e partisë Alternativa që ka katër deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev kërkoi që Alternativa t’i bashkohet Qeverisë, por për këtë nuk u arrit marrëveshje pasi duhet të vendosin organet drejtuese të Alternativës, parti e cila aktualisht është në opozitë me Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në.

“Ne do të sjellim vendimin më të mirë për vendin, qytetarët e tij, shqiptarët, por edhe Alternativën”, ka deklaruar Gashi.

 

Si kandidat i mundshëm për kryeministër të ri në mediat vendore përmendet emri i Dimitar Kovaçevskit, i cili ishte në takimin e kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës.

 

Por, Zaevi nuk e konfirmoi nëse Kovaçevski, që aktualisht është zëvendësministër i Financave, do të jetë pasardhës i tij në krye të Qeverisë dhe të LSDM-së.

Zaevi e kishte paralajmëruar dorëheqjen më 31 tetor pas disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, por Qeveria mbeti edhe pa shumicë në Kuvend pas largimit nga koalicioni qeverisës të partisë lëvizja Besa.

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kuvend kanë nga 60 deputetë nga 120 sa janë gjithsej në institucionin ligjvënës.

Opozita, më 11 nëntor kishte ngritur një mocion mosbesimit në Kuvend, por dështoi meqë një deputet i opozitës kaloi në radhët e pushtetit, duke barazuar numrat në Kuvend.

Të fundit

Ngjela paralajmëron fundin e Ramës/ Ja gabimet fatale që po e çojnë drejt rrëzimit

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një paralajmërim të fortë për fundin politik të Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri...

10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

Filloni ditën me një mëngjes të lehtë dhe hidratues, mundësisht me kos dhe fruta të freskëta. Shmangni ushqimet yndyrore ose tepër të përpunuara dhe...

Adriana Kalaja, thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët: S’kemi rrugë tjetër

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët. Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe...

Nga ëndrra te një ikonë globale. Disneyland, 70 vjet “Vendi më i Lumtur në Tokë”  

Nga Gina Di Meo “Disneyland është Toka Juaj.” Me këto fjalë, mëngjesin e 17 korrikut 1955, Walt Disney priti vizitorët e parë në atë që...

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr sot për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...

Lajme të tjera

Web TV