Palët në PD i druhen dështimit, përpjekje për të gjetur konsensus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes grupimit Berisha dhe Basha, ka pasur një tentativë për të gjetur konsensus në lidhje me datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar dhe mbi të gjitha rendit të ditës dhe vendimeve që do të merren. Palët i druhen mundësisë që të dështojnë në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar për shkak të kourumit, ku nevojitet pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarësisë.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së përveç grupimit të “ashpër” Basha dhe Berisha ka pasur tentativë për të gjetur një lloj kompromisi në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ku njëri është thirrur nga Berisha dhe tjetri nga Basha. Këtë e ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Bardhi shprehet Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. “Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen. Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari”-shkruan Bardhi. Gjithashtu ai thekson se nuk është gjetur dakordësi nga pala tjetër që mbështet qartësisht linjën e Berishës. Sipas tyre, Kuvendi Kombëtar do të mbahet më datë 11 dhjetor, pasi është thirrur nga më shumë se gjysma e anëtarësisë. “Ndërsa bëja këtë propozim, kolegët ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se “Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar”. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha”-thekson Bardhi. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. “Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes”, shkruan Bardhi.

Lexo edhe :  Gjekmarkaj kërkon "komision estetik" për fjalimet e socialistëve

Pasiguria e palëve

Deri më tani grupi pro Berishës shprehet se ka grumbulluar 4200 firma të anëtarësisë së Kuvendit Kombëtar dhe në kushte të tilla, duke iu referuar statutit gjithçka konsiderohet e ligjshme. Nga Berisha është përcaktuar data 11 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të PD-së, por erdhi edhe kundërpërgjigjja e Bashës. Statuti i PD-së përcakton se mbledhja e Këshillit Kombëtar mund të thirret edhe nga kryetari dhe diçka të tillë ka bërë edhe Basha, duke vendosur datën 18 dhjetor për mbajtjen e punimeve. Nuk është më vetëm çështje date, por përplasje mbi të gjitha për rendin e ditës dhe vendimet që do të merren nga Kuvendi Kombëtar. Pala e Berishës përcakton vendime që çojnë në shkarkimin e kreut të PD-së, ndërsa Basha ka gjetur si “klauzolë” vijimin e rrugëtimit të PD-së me atë në krye dhe me qëllimin e vetëm: rrëzimin e qeverisë Rama”. Të dyja palët kanë një qëllim të dukshëm: marrjen e partisë, kjo nga ana e Berishës, ndërsa Basha mbajtjen e drejtimit të PD-së, duke sfumuar totalisht ndikimin e Berishës, pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA. Ndërsa qëllimet janë të kundërta, dilema mbetet që të dyja palët nuk kanë sigurinë se nga do të anojnë delegatët e Kuvendit Kombëtar. Vërtetë grupimi Berishës thekson se ka marrë 4200 firma të anëtarësisë që njohin “Kuvendin Berisha”, po a do të plotësohet kourumi i duhur më datë 11? Kjo mbetet për tu parë, pasi nëse kuvendi mbahet më datë 11 dhe arrin kourumin dhe merr vendimet, atëherë situate kalon në favorin e Berishës. Në të kundërt do pritet “Kuvendi i Bashës”, që mbahet më 18 dhjetor dhe agjendë tërësisht tjetër. Edhe aty nëvojitet kourumi i duhur, që kërkon pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Gjithsesi mes “palëve” të nxehta po krijohet një grupim i vogël i cili synon që të ketë një marrëveshje mes Berishës dhe Bashës, me qëllim që të quhet partia nga një përçarje mëse e mundshme.

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV