Roland Qafoku: Dymijë intervistat e mija, zgjodha 50 për një libër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur vjen para lexuesve me librin e tij të tretë, “50 pyetje me 50 personazhe”

Nga Leonard Veizi

Në labirintin e mendjes njerëzore, ku ka dukshëm sekrete të fshehta pafund, por dhe plot detaje sipërfaqësore, – po aq sa një ajsberg arktiku, – do duhet të rrëmosh me ngulm për të gjetur atë që të duhet apo thjesht duhet. Dhe ngacmuesi i Prustit nuk është më i vetmi në garë. Prandaj, më shumë se sa një pyetësor i gatshëm me sens të përgjithshëm jo kushedi çfarë praktik, e mira është të përgatitesh me veten, në përballje me atë që kërkon ta zhveshësh nga qyrku i vjetër apo kostumi mondan, për t’i nxjerrë pak nga pak të fshehtat e groposura në nëndërgjegje…

…Puna 25 vjeçare e një gazetari është e vështirë të mblidhet në një libër, e padyshim do të duhej një kolanë e tillë. Volumi për të realizuar 2000 intervista, hera herës duket utopi. Sepse dy mijë intervista në 25 vite do të thotë mesatarisht 80 intervista në muaj, apo më saktë një intervistë në 4-5 ditë. Por kush e njeh Roland Qafokun beson se ai e ka energjinë e mjaftueshme për ta përballuar një volum të tillë. Me shumë disiplinë pune, – si gazetar tereni, drejtues redaksish e moderator formatesh televizive, – qëndron gjatë gjithë kohës në kontakt me lajmet dhe personazhet. Dhe 2000 intervistat janë realizuar. Ndërkohë në një sitë të hollë dhe shumë selektive kanë mundur të kalojnë vetëm 50 emra, – të gjithë të njohur për “bëmat” në jetën publike, – të denjë për të qenë pjesë e një formati tjetër, por këtë herë libër. Dhe me to është ndërtuar një vëllim dinjitoz, në faqet e të cilit çdo kush i interesuar do të mund të shuajë kureshtjen.
Për më tej se kaq, pyetjeve të gazetës “Fjala”, gjatë një interviste ekskluzive, Roland Qafoku u jep këto përgjigje:

Çfarë vlere ka botimi i një libri me intervista?

Koleg i nderuar, ky është libri im i tretë pas atij “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë” të botuar në 2015 dhe ribotim në 2017 si dhe “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” në 2019. “50 pyetje me 50 personazhe” nuk është thjesht përmbledhje e disa intervistave të zbardhura. Çdo gazetar mund ta konceptojë një libër të këtij lloji. Por për mua është shumë e rëndësishme se cilët janë personazhet e intervistuar, çfarë kanë thënë atë një gjë të re që nuk e kanë thënë në asnjë intervistë tjetër, madje dhe koha kur janë intervistuar. Këto 50-të janë intervista jete që mbetet dhe nuk janë të realizuara për një çështje të caktuar. Fjala vjen, në këtë libër unë nuk kam përfshirë intervista të rëndësishme të karrierës sime me personazhe shumë herë më të rëndësishëm si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Antony Athanas, Joseph DioGuardi, Pierlugi Vigna e të tjerë, por ata kanë folur për çështje të caktuar në atë rrethanë të ngjarjeve që kanë ndodhur kur i kam intervistuar.

Për ç’flitet në këto intervista?

Këto 50 intervista janë për jetën e tyre dhe detaje që kurrë nuk i humbasin kohës. Fjala vjen, Edi Rama flet për fëmijërinë, pikturën e parë me vapor kur ishte 5 vjeç dhe detaje nga ushtrimi i sportit të basketbollit. Të tjerë politikanë, gazetarë dhe artistë flasin për puthjen e parë, dashurinë e parë, jeta, familja e deri se çfarë filmash pëlqejnë. Besoj se pasi realizon mbi 2 mijë intervista të seleksionosh 50 prej tyre ia vlen. Por ama kjo bëhet kur intervistat i ke të shtrira në kohë, që mbesin edhe pas shumë vitesh dhe nuk i ke realizuar vetëm një studio me ndriçim artificial, por në terren. Nuk besoj se kjo është e zakonshme për gazetarët sot. Pra, këtë libër mund ta lexosh edhe pas 50 vjetësh.

Lexo edhe :  “Salo, ose 120 ditët e Sodomës”, tmerri neveritës i një libri që u kthye në film

“50 pyetje për 50 personazhe”. Ju në fakt keni dhe një rubrikë të përjavshme në Gazetën “Fjala” ku përdornin shifrën “10”. Ka të bëjë me supersticion?

Nuk ka lidhje me supersticionin por një e veçantë që e kam ndjekur gjatë gjithë karrierës sime prej 25 vjetësh në media. Është një lloj identiteti që e kam synuar dhe krijuar për veten për të mos rënë më majmunizimin që në median tonë është bërë pandemi. Më trishton që disa kolegë madje edhe politikanë që bëjnë gazetarin që bëjnë kopje me këtë stil. Unë e kam krijuar për veçanti por duke punuar shumë për ta arritur këtë. Kjo mënyrë kërkon shumë punë sistematike dhe që unë e kam organizuar duke sistemtuar të dhëna, fakte dhe fotografi në dosje të veçanta dhe në files elektronike. Numerologjia në pamje të parë nuk do të thotë asgjë por ama jam i bindur që përveçse të identifikon si stil i veçantë mbahet mend kollaj. Besoj se numri i kryeministrave të Shqipërisë tashmë mbahet mend nga libri im “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”.

Veç politikanëve ju keni përfshirë në libër dhe intervista me gazetarë. Çfarë emocioni u ka dhënë intervista me kolegët?

Sigurisht që janë intervistat më të bukura. Besoj se ai që di të marrë intervistë di edhe të japë intervistë dhe gazetarët janë të parët. Mero Baze, Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Rudina Xhunga, Sonila Meço, e të tjerë në këtë libër janë vërtetë shumë interesantë. Synova të merrja detaje nga jeta dhe karriera e tyre dhe besoj i kam arritur.

Po me shkrimtarët dhe artistët e tjerë?

Unë jam me fat që jam ndër ata pak gazetarë që kam intervistuar disa herë gjeniun Ismail Kadare. Kam marrë nëpër inetervsuat shumë detaje nga jeta, krijimtaria dhe mendimet e tij. E kush nuk do të donte të intervistonte Ylljet Aliçkën, Mira Meksin e të tjerë.

A ju kanë besuar personazhet që keni përzgjedhur edhe intimitete që pathëna e që kureshtojnë vëmendjen e lexuesve?

E kush nuk do të donte të dinte se kur “iks” ministër të rrëfehej sikur rrëfehet në dhomëzën e kishës. Unë nuk jam prift, jam gazetar por këtë e kam bërë ama. Në këtë libër shumica e kanë thënë se kur kanë puthur e dashuruar për herë të parë e të tjera e të tjera.

Librin ka një dedikim të veçantë? Cila ka qenë marrëdhënia juaj me atin tuaj?

Më 12 mars unë përjetova një ngjarje të rëndë në jetën time. Im atë u shua nga sëmundja e Covid-19. E kam përjetuar shumë edhe sepse jetoja me idenë se prindi është i përjetshëm. Vuajti në jetë vetëm ato 13 ditë që ishte në spital. E kuptoja që edhe vetë ai nuk e besonte se po ikte nga kjo botë sepse nuk më tha asnjë fjalë, nuk më la asnjë amanet, nuk më tha asnjë merak e asnjë peng. Thjesht u shua. Ai ishte në dijeni të librit. E kishte lexuar gjatë kohës që e shkruaja. Madje dhe më thoshte si mund t’i bësh bashkë këta që vetëm bashkë nuk janë. Më jepte mendimet e tij për secilin personazh nga ato që i lexonte apo që i ndiqte në televizor dhe nga ato që ia tregoja unë. Nuk arriti ta shikonte librin të botuar por mua do më mbetet në mendje si gozhdë pyetja e tij e përsëritur “hë more djalë, e nxore librin”? Tani që më shikon nga lart i përgjigjem: po bab ja ku e ke. Ta kam dedikuar ty.

Të fundit

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo,...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Spahiu sfidon Trump: A do të jetë i butë me Putinin si me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky. Ky është mendimi që ndan në analizën e tij...

Përfundon takimi mes presidentit ukrainas dhe Mbretin Charles

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky pas përfundimit të Samitit në Londër me liderët europianë, udhëtoi në Sandrigrahm. Zelensky u takua me Mbretin Charles. Takimi i...

Lidhja e Shkrimtarëve të vdekur

Nga Edison Ypi I leu dikujt në zemër, ngriti muzeun “Shtëpia Kadare”. Shif rrushi-rrushin e piqu, pas tij, një tjetër, ndoshta po ai, hapi muzeun “Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV