Tregime të një dendurie të lartë emocionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rezarta Reçi

Krijimtarisë së shkrimtarit Bislim Ahmetaj i shtohet edhe një vëllim me tregime “Jorgoja i Tropojës”. Ky libër vjen në distancë në kohë nga vëllimi i tij i parë, titulluar “Kthimi i peshkatarëve.” Bislimi, si autor, lëviz lirisht mes poezisë dhe prozës, duke u ndjerë mirë me të dyja zhanret. Për mua, shkrimtari Bislim Ahmetaj është tregimtar cilësor dhe me vlera. E kam spikatur këtë që në leximin e vëllimit me tregime “Kthimi i peshkatarëve”. Madje kam këmbëngulur që duhet ta lëvronte shpesh këtë gjini. Bislim Ahmetaj duke qënë njeri me profesion tjetër, e realizon me kënaqësi aktin e krijimit, si një proces që i sjell atij kënaqësi, por njëkohëshëm ka aftësinē dhe mjetet për ta përcjelle ndjeshëm te lexuesi. Njeriu Bislim.Ahmetaj ka një jetë aktive, të pasur me lëvizje, njohje, takime, miqësi, impresione, ngjarje, episode. Kureshtar dhe komunikues, plot ndjeshmëri dhe emocione ai ka stivosur dhe vazhdon të stivosë brënda vetes mbresa të forta të një jete të jetuar intensivisht. Të gjitha këto janë shënjuar në nënlëkurën e krijuesit Bislim Ahmetaj, duke lënë gjurmën e vet emocionale në qënien e tij. Të përcjella pastaj përmes një filtri të kujdesshëm krijues, këto shenjëza jete pasurojnë dhe kërshërinë, por edhe gjëndjen emocionale të lexuesit.
Kur mbaron së lexuari tregimet e këtij vëllimi, të duket se ke jetuar shumë jetë. Pasi në to përcillen me realizëm dhe art copëza jete fragmentuar kohës. Bislimi rrëfen thjeshtë në dukje, por ritmi i vrullshëm i rrëfimit, realizmi dhe spontaniteti, befasia dhe gjuha e përdorur shpesh të marrin për dore pa u ndjerë dhe të çojnë lehtë, këndshëm atje ku po jeton e frymon presonazhi i tregimit. Një pjesëz e tregimeve të Bislim Ahmetaj përcjellin me lirizëm e ngrohtësi ato emocione të forta të skalitura nga një tjetër kohë. Janë parë me syrin e fëmijës, janë jetuar me lëkurën e adoleshentit dhe rrëfehen me optikën e një shkrimtari të rritur tashmë, jo vetëm nga mosha. Në tregime të tilla si “Golfi me krahë të shkurtër”, “Ylli i Kuq, Balshoi dhe Murra e gjyshes”, « Unë e mbaj mend ditën kur mësova se isha armik », përzihen bukur naiviteti fëminor me filtrin e shikimit të ngjarjes a dukurisë me syrin e të rriturit. Fshikullues dhe gati gati i pamëshirshëm është në qëndrimin e tij përmes penës krijuese ndaj fenomeneve të dhimbshme, aspak të bukura, që kanë përshkuar jetën tonë në dy epoka. Ka trishtim, ka revoltë ,ironi therëse në tregimet ku trajtohen episode nga diktatura komunista apo nga diktatura e parasë në kohën tonë. Lexuesi rrëmbehet nga stili realist dhe ritmik i rrefimit, i konturon me mëndje personazhet që shkrimtari ka skalitur me fjalë dhe mban pa dashje qëndrimin e vet ndaj ngjarjes a fenomenit. Këtu unë do të veçoja si mbresëlënës tregimin “Ata ishin pesë”, “Shpresa N.”, “Mbledhja e ushtarakëve në lirim”, “Takim në plazh me një oligark”. Ndonëse autori ka raste të përdorimit të fjalëve a sharjeve shqeto, ti i pranon natyrshëm, meqënëse janë në fumksion të të rrëfyerit, të ngjarjes, të së vërtetës. Siç pret krahapur lirizmin e ndjenjën që derdhet me delikatesë e plot emocion te tregimet “Princesha e kaltër”, “Ceremonia e varrimit të hamsterave”, “Aisha” apo “Ah, ajo puthje”.
Kur e mbyll librin me tregime të shkrimtarit Bislim Ahmetaj ti edhe për disa kohë vazhdon të mbetesh nën impresionet e leximit të tij, të kujtosh copëza ngjarjesh, të të duket se po takon në rrugë ndonjë nga personazhet e tregimeve, sepse në fund të fundit kjo ështē magjia dhe fuqia e një shkrimtari,që me artin e të rrëfyerit tē të lërë mbresë dhe të të ftojë në përjetime emocionuese. Besoj se autori i këtyre tregimeve, ia ka mbritur kësaj pa sforcim, me rrefim intensiv e ritmik, realist e të drejtëpërdrejtë, përshkuar nga ndjesi fine e të domosdoshmen artistike.

Të fundit

Bie numri i infeksioneve respiratore në Shqipëri, kurba nis të ulet!

Kurba e infeksioneve respiratore ka nisur të zbresë ditët e fundit të janarit dhe ditët e para të marsit. Sipas...

Kryeministri japonez viziton SHBA-në, çfarë pritet të ndodhë në takimin me Trump

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara këtë javë, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi. “Nëse kushtet e lejojnë, Ishiba...

Katër përfitimet shëndetësore të kafes turke

Për shumëkënd, kafja turke është pija e preferuar në mëngjes dhe faktikisht kjo ka shumë efekte të mira pozitive. Ja disa prej përfitimeve shëndetësore që...

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara...

Sekretari i Jashtëm britanik viziton Kievin, takim me presidentin ukrainas

Sekretari i Jashtëm britanik David Lamy do të vizitojë sot Ukrainën dhe gjithashtu pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh Gjatë vizitës së...

Lajme të tjera

Web TV