Interi triumfon në ndeshjen ndaj Napolit, zikaltrit afrohen 4 pikë me kreun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund bie edhe Napoli. Është Interi që e mund në “San Siro” 3-2, duke hapur tashmë totalisht garën për titull. Zikaltrit arrijnë të mposhtin një rival direkt, për më tepër që ky sukses erdhi me përmbysje.

Në fakt ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të parët me Zielisnki në minutën e 17, por vetëm 8 minuta më vonë vendasit barazojnë gjithçka me Calhanoglu i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Teksa 45 minutat e para po i ofroheshin fundit, Interi ka suprizë të këndshme për tifozët në stadium pasi Perisic shënon golin e dytë dhe të përmbysjes për të çuar “zikaltërit” në pushim me avantazhin minimal.

Pjesa e dytë nis sërish me ritëm të lartë dhë është Interi që shënon edhe golin e tretë më Martinez në minutën e 61 duke fituar një lloj qetësie dhe besimi.

Ekipi Spalletit nuk do të dorëzohej pasi në minutën e 78 Mertens i sapo futur në lojë do të rihapte takimin.
Pavarësisht tentativave të fundit rezultati 3-2 do të ishte përfundimtari.

Të fundit

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

Lajme të tjera

Web TV