“Taksë zero” Rama: Sot, 2400 biznese më shumë se para mbylljes dramatike nga pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë prezantimit të paketës fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot janë 2400 biznese më shumë se para mbylljes totale nga pandemia. Rol të rëndësishëm në shtimin e bizneseve pas mbylljes totale, sipas Ramës ka luajtur dhe mbështetja që u dhanë bizneseve të vogla gjatë pandemisë.

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”.

Ai ka bërë dhe një krahasim të sistemit tatimor sot, me atë para vitit 2013. Kryeministri thotë se atëherë ishin 60 mijë biznese të vogla dhe tatoheshin 10%, kurse sot janë 110 mijë dhe taksa e tatim fitimit është 0.

“Tanimë konsolidojmë një pozicion të fituar të biznesit të vogël duke vazhduar të mbajmë një regjim me taksë 0 mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe nga ana tjetër pa tvsh deri në 100 milion xhiro. Dua të sjell këtu një shifër apo disa shifra por duke filluar nga njëra e cila është shumë kuptimplotë. Unë për të pasur pamjen e situatës ku ndodhemi duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%.

Lexo edhe :  Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen 0. Kjo vjen edhe për tu thënë të gjithë atyre që flasin për mbyllje dhe shkatërrime dhe në radhë të parë atyre që bien pre e kësaj lloj propagande se në terrenin e fakteve dhe shifrave biznesi i vogël është forca më e përkrahur nga qeveritë tona. Tjetra që prapë është domethënë, edhe pse ishin 60 mijë gjatë periudhës 2006 2013 kanë paguar 90 mln lekë tatime. Nga 2014 në 2021 kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra 3 herë më pak. Diferenca s’ka ikur në lumë por ka hyrë në familjet e sipërmarrësve të vegjël. Bëhet fjalë për një diferencë jo të vogël”, shtoi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që të adaptojnë sistemin e fiskalizimit, pasi sipas tij mbyllen shtigjet që të bizneset e mëdha të jenë informal. Deri tani tha janë rreth 32% e bizneseve të vogla që përdorin sistemin e fiskalizimit.

Të fundit

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve...

Ja se si Hakerët dhe 007 shohin, lexojnë dhe përgjojnë jetën tonë

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (SHBA) ka lëshuar një këshillë për sigurinë kibernetike që dy pajisje "CMS8000" nga Contec Medical Systems - një...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Për shembull, shumë prej...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

Lajme të tjera

Web TV