Vrasja e 8-vjeçarit/ Nëna e Mateos denoncon të afërmen, deklarata e saj e njëjtë me Çalamanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabër të vogëlushit Mateo nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Mbrëmjen e djeshme, familjarët e 8-vjeçarit i janë drejtuar policisë së Fierit, ku kanë denoncuar një grua, e afërme e familjes, e cila mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

Ata kanë dalë në këtë përfundim duke u bazuar në sjelljet e saj gjatë këtyre ditëve.

Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Calamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve për mediat, është më e madhe në moshë dhe banon pranë shtëpisë së Mateos dhe asaj të autorit të ngjarjes.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njëjti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njëjta deklaratë dhënë nga autori.

Ndërkohë, grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje gruan për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.

Të fundit

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Lajme të tjera

Web TV