Arab times (1990) / Thirrja e Leka Zogut I për lirinë e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2021

“Arab Times” ka botuar, të martën e 30 janarit 1990, në faqen n°6, thirrjen e Mbretit Leka Zogu I për lirinë e Kosovës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Thirrje për lirinë e Kosovës

Burimi : Arab Times, e martë, 30 janar 1990, f.6

Bruksel, 29 janar (Reuter) : Pretendenti në mërgim (ekzil) për fronin shqiptar, “Mbreti” Leka, bëri sot thirrje për pavarësi për krahinën jugosllave të Kosovës, ku policia qëlloi për vdekje shqiptarët etnikë gjatë demonstratave të fundjavës.

“Në vitin 1913 Kosova ishte viktimë e copëtimit të territorit shqiptar. Mbi të gjitha, ajo është bërë një republikë e pavarur, krejtësisht më vete”, tha Leka në një intervistë për gazetën belge “La Dernière Heure”.

“Kosova, një enklavë prej 1.7 milionë shqiptarësh etnikë kryesisht myslimanë në Republikën Jugosllave të Serbisë, duhet të bëhet përfundimisht pjesë e Shqipërisë”, tha Leka.

Tani jeton në Afrikën e Jugut me gruan dhe djalin e tij, por Leka ishte vetëm dy ditësh kur një pushtim gjerman dhe italian (në fakt italian) detyroi të atin, Mbretin Zog, të ikte nga Shqipëria në vitin 1939.

Leka, i cili thotë se synon të përmbysë regjimin stalinist të Shqipërisë për t’i hapur rrugën demokracisë së stilit perëndimor, ishte në Bruksel në një turne në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për të mbledhur (marrë) mbështetjen e të mërguarve shqiptarë për një kryengritje.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/arab-times-1990-thirrja-e-leka-zogut-i-per-lirine-e-kosoves/. Në rast të kundërt mos e publiko.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV