28 nëntor 1443/ Skënderbeu, i pari që ngriti flamurin kuq e zi mbi kalanë e Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe forcat e tij çlirojnë Krujën dhe ngrenë flamurin kuq e zi.

Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit më 3 nëntor, Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve.

Sipas kujtimeve të Marin Barletit: “Skënderbeu valëviti në Krujë me 28 nëntor 1443, për herë të parë në histori, flamurin kuq e zi dhe në kulmin e entuziazmit popullor të të pranishmëve tha : “lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Arbërisë nuk i mungojnë burrat. Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj. Armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat”.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Shembulli I tij nxiti thuajse të gjithë princat shqiptarë të ngriheshin kundër sundimit osman; në përpjekje për bashkim forcash, më 2 mars 1444, Skënderbeu i thirri ata në Lezhë për një kuvend ku pavarësisht nga grindjet mes tyre, themeluan një bashkim, i njohur në histori si Lidhja shqiptare e Lezhës.

Fitorja e parë e Skënderbeut në krye të ushtrisë së Lidhjes ishte beteja e Torviollit më 1444, e cila shënoi fillimin e më shumë se 20 vjet luftë me perandorinë osmane. Forca e Skënderbeut arritën më shumë se 20 fitore në fushë-betejë dhe përballuan 3 rrethime të kështjellës së Krujës, që u udhëheqën nga vetë sulltanët.

Në vitin 1451, Skënderbeu pranon de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit, duke nënshkruar Traktatin e Gaetas, për të siguruar një aleancë mbrojtëse ndaj osmanëve, megjithëse de facto ai mbeti sundimtar i pavarur.

Lexo edhe :  1995 – NATO nis Operacionin "Deliberate Force" kundër forcave serbe në Bosnje

Në vitin 1460-1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në përkrahje të Ferdinandit të Napolit.

Më 1463, ai u caktua komandant i përgjithshëm i forcave të kryqëzatës së shpallur nga Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa trupat ishin ende në procesin e grumbullimit, kështu që sipërmarrja u ndërpre. Së bashku me venedikasit, Skënderbeu luftoi në Luftën osmane – veneciane (1463-1479), deri në vdekjen e tij më 17 janar 1468.

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV