I merrte para pacientëve, procedohet mjekja gjinekologe në spitalin e Beratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjeke gjinekologe  në spitalin rajonal të Beratit është proceduar penalisht pasi është zbuluar se i merrte para pacientëve .

Mjekja gjinekologe E.Sh gjatë gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Uniformat blu gjithashtu bëjnë me dije se u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

 

Berat-Informacion-

Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja  gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të fundit

Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe...

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Bekim Bislimi   Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme....

Shoqëria jonë bastarde e veshjeve “firmato” që kërkon viktima për luksin e saj

Nga Leonard Veizi   Disa fjalë të shkruara me bojë dhe letër pushtuan faqet e rrjeteve sociale. Dhe komentet ishin të pafjala. Sepse çfarë ishte për...

“Kodi i dhunës” në Parlament shtyn votimin për Kodin Zgjedhor

Seanca parlamentare e djeshme kishte në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, një projektligj i dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë...

Erion Veliaj reagon nga paraburgimi: Dosje e kurdisur, gabime trashanike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rikonfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV