Forca Speciale për të mbrojtur Kristiano Ronaldon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristiano Ronaldo dhe familja e tij mbrohen nga dy vëllezër binjakë, të cilët kanë shërbyer si ushtarë në një njësi të forcave elitare në Afganistan. Truprojat e yllit të Mançester Junajtidit u panë për herë të parë ta shoqëronin sulmuesin portugez, ndërsa skuadra përgatitej për të udhëtuar drejt kryeqytetit të Zvicrës, Bernës, në shtator, për ndeshjen e grupit të Champions-it kundër Jang Bojsave. Ata janë punësuar vetëm pak muaj më parë dhe njëri nga binjakët u fotografua edhe në fillim të këtij muaji në festën e datëlindjes së vajzës së futbollistit, Alana Martina, që Xhorxhina organizoi në Madrid. Dy shoqëruesit e një prej futbollistëve më të famshëm të planetit quhen Serxho dhe Zhorzh Ramalheiro, dy ish-ushtarakë që shërbyen në Afganistan dhe më pas u bënë pjesë e sektorit të mbrojtjes së gardës portugeze që kujdeset për sigurinë e politikanëve apo gjyqtarëve. Revista e njohur portugeze “Flash” shkruan se binjakët janë punësuar nga Kristiano, pasi ata kërkuan që të largoheshin pa u paguar nga policia portugeze për të vijuar aktivitetin privat. Ata kanë edhe një vëlla të tretë, i quajtur Aleksandër, i cili edhe ai është pjesë e forcave të policisë.

DETAJET – “Serxho dhe Zhorzh vishen në mënyrë elegante edhe duken shumë normalë”, tregon një burim i afërt i tyre për mediat lokale portugeze. “Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por janë të shpejtë edhe në mendim, shikim dhe veprim”. Rojet e sigurisë së CR7-ës ranë për herë të parë në sy kur binjakët e shoqëruan sulmuesin drejt aeroportit të Mançesterit në muajin shtator. Dy truprojat, identiteti i të cilëve atëherë nuk dihej dhe ngjalli kuriozitet të madh për tabloidet angleze, u fotografuan teksa ndihmonin Kristianon me zbritjen e bagazheve të tij përpara se të hynte në aeroport. Në atë kohë u raportua vetëm që portugezi kishte kërkuar mbrojtje të afërt për familjen e tij sapo ishte rikthyer në Mançester. Vëllezërit u panë sërish përkrah Ronaldos kur ai u rikthye në aeroportin e Mançesterit pas humbjes së fundit në Premier Ligë 4-1 kundër Uotfordit të shtunën. 36-vjeçari është i shqetësuar për sigurinë e tij, pasi është paralajmëruar se në Angli mund të jetë një “magnet” për bandat kriminale. Ai u rikthye në Mançester pas 12 vitesh, por gjërat prej atëherë kanë ndryshuar shumë edhe në termat e sigurisë.

Lexo edhe :  Al-Khelaifi: “Arritje madhështore nga skuadra, do i shkojmë Championsit deri në fund”

 

E SHKUARA – Më herët, Kristiano është mbrojtur nga një ish-luftëtar i arteve marciale dhe një ish-parashutist elitar. Ky i fundit, i quajtur Nunjo Marekos, ishte truproja e futbollistit kur ai luante me Realin e Madridit. Identiteti i tij u zbulua në qershorin e vitit 2018 pas finales së Champions-it. Nunjo ishte lideri i një grupi, i cili argëtonte turmat gjatë ndeshjeve të demave në kohën e lirë. Ai jetonte në një qytet pranë Lisbonës ku ushtronte pasionin e tij. Një ish-luftëtar i arteve marciale i quajtur Goçalo Salgado u pa gjithashtu të kujdesej për sigurinë e sulmuesit gjatë finales së Ligës së Kampioneve në Kiev në vitin 2018. I cilësuar një “mal me muskuj”, 1.87 metër i gjatë, ai ka mbrojtur në të shkuarën edhe yjet e sërfit, Kelli Slejtër dhe Gabriel Medina, ndërsa rekordi i tij në shtatë ndeshjet e peshave super të rënda të MMA-së, regjistron 5 fitore me nokdaun mes viteve 2006 dhe 2011.

FORCAT SPECIALE – Dy binjakët që kujdesen sot për familjen Ronaldo vijnë nga një vend i quajtur Ansiao, i cili gjendet pranë qytetit Pombal, dy orë me makinë larg Lisbonës. Ata iu bashkuan ushtrisë portugeze menjëherë pasi përfunduan shkollën dhe u rekrutuan nga njësia speciale e forcave të armatosura, “Komandot”, e cila u krijua në Angola në vitin 1962. Motoja e luftimit të tyre “Mama Sumae” është huazuar nga fisi që jeton në jug të Angolës, e cila përkthehet “Ja ku jemi, gati për sakrificën”. Kristiano dhe Xhorxhina njoftuan muajin e shkuar se ata presin ta shtojnë familjen e tyre me dy binjakë të tjerë. Kjo do të jetë hera e dytë që familja Ronaldo do të shtohet me binjakë. Kristiano është baba i katër fëmijëve. Fëmija i parë i Ronaldos dhe Xhorxhinës është vajza Alana Martina, e cila sot është 4 vjeçe. Dhe me familjen që sa vjen dhe shtohet, siguria duhet të jetë maksimale në Mançester, atje ku do të jetë shtëpia e yllit portugez për tri vitet e ardhshme, gjithnjë në rast se nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV