Rama: Të dhënat nuk i morëm nga AKSHI, për patronazhistët jam krenar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama e hodhi poshtë rrjedhjen e të dhënave nga AKSHI në rastin e databazës së patronazhistëve.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama debatoi me gazetarin Armand Shkullaku lidhur me këtë çështje.

Shkullaku: Regjistri i gjendjes civile është në internet, por ka të dhëna deri në 2008. Nga 2008-2021 nuk ka më. Investigimi tregoi se persona që ndodheshin jashtë rezultonin në këtë databazë me numrat që kishin lënë në ambasada dhe konsullata. Kjo është një e dhënë që është marrë diku.

Rama: AKSHI nuk ka dhënë kurrë të dhëna të vetat për PS. Kjo e njerëzve jashtë shtetit.

Shkullaku: Ato të dhëna i posedon vetëm e-Albania.

Rama: Barrën e provës… ajo që keni nxjerrë ju është databazë e manipuluar për këtë qëllim që është përdorur. Është kollaj fare të manipulosh. Patronazhistët janë ata që janë dhe unë jam krenar për ta. Nuk ka karta identiteti në databazën tonë. Gjëja më e denjë që duhej të bënit ishte të shkonit në organet e hetimit. Dorëzoni bazën e të dhënave dhe duket kollaj nëse keni bërë ndërhyrje.

Shkullaku: Dmth ne i paskemi gjetur numrat e 1 milion qytetarëve, kemi shpikur 9 mijë patronazhistë

Rama: Janë shtuar shumë gjëra aty. Aty nuk është databaza jonë. Është vjedhur databaza jonë dhe është përdorur për të krijuar këtë konfuzion. Çojeni në organet e hetimit atë GPS që kishit. Ne nuk kemi gjë për të fshehur. Është praktikë ndërkombëtare. Nuk kemi marrë të dhëna nga AKSHI./MCN

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV