Kohë bravash në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skënder Minxhozi

Dëshëroni një “antipastë” të asaj që ka për të ndodhur me Partinë Demokratike pas datës 11 dhjetor?! Shihni çfarë po ndodh këto orë në Fier, aty ku një ish-kryetar i degës lokale të partisë dhe një turmë militantësh janë përzier në një sherr ndërrimi bravash të derës së (ish)zyrës së tij, të cilat i kishte ndërruar nga ana e tij më parë pasardhësi i komanduar nga Lulzim Basha, pasi ish-kreu Luan Baçi kishte kaluar me Foltoren.

Lufta e bravave mes Luan Baçit dhe Agron Kapllanajt për zyrat e  PD Fier, është metafora më e goditur që mund të gjendet për të përshkruar tollovinë dhe tendosjen ekstreme që po përjeton këto orë Partia Demokratike. Dy burra me emër, me një reputacion lokal dhe kostum politik për të ruajtur (njëri prej të cilëve deputet), luftojnë me kaçavida e pinca për t’i marrë zyrat njëri-tjetrit! Parodi më qesharake për një konflikt politik të përmasave kombëtare nuk egziston kurkund!

Është kohë bravash në PD. Doktori e akuzon Bashën për drogën e Toyota Yaris, tjetri replikon se Berisha dhe Meta qëndrojnë pas gjithë problemeve dhe humbjeve që PD ka arshivuar në këto vite. I vjetri ka në dorë prej muajsh bravën e re të zyrës së Lulit, ky i fundit detyrohet të kontrollojë çdo mëngjes nëse mund t’i hapë ose jo dyert në selinë ku drejton. Do të vlejë kjo procedurë sidomos pas 11 dhjetorit, kur në PD do të ketë vërtetë vlerë koncepti i fitimtarit me çelës në xhep, që le jashtë kundërshtarin.

Alegoria e bravave të Fierit është paradhoma e asaj që pritet të rezervojë dhjetori në një parti që tashmë është çarë në dysh faqe shqiptarëve. Në mënyrën më agresive, më të shëmtuar dhe më vetëdemaskuese. Demokratët kanë shkuar drejt e tek klisheja e bravës, vulës dhe shoferit, që ka qenë historikisht “triada” e të fortëve që mbanin partinë, duke mundur sfidantët që mbeteshin në oborr ose të kafja përballë. Në rastin e PD fenomeni është shumë më i dukshëm dhe i shëmtuar, pasi përmasat e tij janë ku e ku më të mëdha se ato të një partie nga ato që mezi u njihet stema.

Lexo edhe :  Në paradhomën e play-off-it

Që sherri Basha-Berisha do të përfundojë në dyert e gjykatave, kjo duket e qartë ende pa nisur ethet e dy kongreseve. E nëse do të jetë një gjykatë që do të shpallë formalisht fitimtarin, mbetet të shihet nëse çekiçi i drejtësisë do të pasohet ose jo nga një valë ndërrimi bravash. Qysh sot, në forumet më të larta të partisë, debatet janë të tilla që një pjesë e tryezës do të donte me dëshirë t’ja ndërronte bravën e derës së zyrës pjesës tjetër sapo të mbaronte mbledhja.

Brava e Fierit tregon simbolikisht se PD e ka të pamundur tashmë të shërbejë si e njëjta strehë për dy grupimet që janë krijuar pas 9 shtatorit. Berisha dhe Basha nuk rrinë dot më së bashku nën çatinë e SHQUPIT. E tregoi padurimi i Luan Baçit me mandat të skaduar, për të nxjerrë nga zyra pasardhësin e tij. Puna është të shihet cili do të ketë në xhep bravën e fundit. Atë fituesen.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV