Rama: Për 110 vjetorin e Pavarësisë, të kemi një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së përbashkët që Shqipëria dhe Kosova, për vitin e ardhshëm, duhet të kenë një abetare të përbashkët e më pas edhe në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.

‘Dua të theksoj diçka që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët, të vullnetit për të ekzekutuar ato që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por përtej, sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete, është prioritet që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të agjendës së punës së të gjithë ministrave përkatës, për të mos lejuar që në rrugën e zbatimit këto fjalë të nënshkruara të mbeten fjalë.

Në mbledhjen e ardhshme do të kemi rezultate konkrete në ndërveprimin real mes njerëzve e sipërmarrjeve. Për vitin e ardhshëm që është edhe një vit jubilar për Pavarësinë, të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themeltar për këdo që hyn në rrugën e arsimit. Duhet të kemi vetëm një abetare. Ta ndajmë së bashku, të kemi një abetare të Gjuhës Shqipe në Shqipëri dhe Kosovë dhe këtë abetare unike ta kemi në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.’- tha Rama.

Të fundit

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Lajme të tjera

Web TV